Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga zgjedhjet, Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së, apelon të gjithë qytetarët shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Kume bën thirrje që këtë të drejtë ta ushtrojnë me përgjegjësi dhe paqësisht.
“Çdo qytetar që nesër do të drejtohet te kutitë e votimit për qeverisësit e të nesërmes, duhet të tregojmë të gjithë së bashku që ne jemi në gjendje të mirësillemi. I bëj thirrje çdo qytetari të tregojë me sjelljen e tij ndaj ligjit dhe kësaj të drejtë kushtetuese që ka seriozitetin maksimal në përdorimin e saj. Të gjithë që kanë të drejtën e votimit të paraqiten në qendrat e votimit dhe të mos ua delegojnë të tjerëve të drejtën e tyre për të vendosur se cilët do ti qeverisin. Kësaj radhe do të votojnë dy herë, subjektin dhe kandidatin në listën e subjektit përkatës”, u shpreh Kume për Ora News.