Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë është mbledhur sërish, ku e pranishme është edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila do të japë informacion në lidhje me zjarrin në QSUT.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, shprehet se ky debat ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse ngjarja është e jashtëzakonshme.
Ai thekson se fakti që një defekt po kërkon disa muaj për t’u riparuar, nuk mund të jetë vetëm defekt teknik.
Sipas tij, është e qartë se nuk është e njëjtë të marrësh shërbimet në QSUT dhe në spitalin e Shkodrës apo Fierit.
Vasili: Debati i sotëm ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse ngjarja është e jashtëzakonshme.
Një defekt i cili po kërkon disa muaj për t’u riparuar, s’mund të jetë defekt teknik.
Ne i dimë shumë mirë mbingarkesat që kanë urgjencat e tjera, ku kanë shkuar këto raste shtesë.
Si mund të themi që çdo gjë është normale. Ndryshe është ta marrësh një shërbim në QSUT dhe ndryshe ta marrësh në Shkodër apo në Fier.