Analisti Mentor Kikia i ftuar në MCN ka folur për situatën në selinë blu. Kikia tha se mes dy shpalljeve që i janë bërë Sali Berisha nga SHBA njëherë burrë shteti nga Arvizu në 2011 dhe tani non grata ka një dallim.
Në 2011 Sali Berisha u shpall burrë shteti nga ish-ambasadori Arvizu. Sot ai shpallet non grata. Sa seriozisht duhet ta marrim një politikë si kjo e SHBA në Tiranë?
Kikia: Besoj duhet bërë dallimi mes dy shpalljeve. Ajo që beri Arvizu ishte deklarata, ajo që bëri DASH ishte vendim. Berisha ka pasur marrëdhënie të mira, ka pasur marrëdhënie të acaruara. Por nuk kemi as miq as armiq të përhershëm, kemi interesa të përhershme. Basha do ketë mbështetje jo për meritë të tij.