
Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi: Qeshni ju, qeshni!

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)

Gazetari Artan Hoxha publikon audioregjistrimin e “21 janarit”, zbulohet komunikimi pak minuta para vrasjeve (Video)

Skandali “McGonigal”/ Gazetari Artan Hoxha zbulon prapaskenat, ja cila ishte lidhja e ish agjentit të FBI-së me Agron Nezën

Meta me akuza të forta drejt kryeministrit: Rama ka lobuar për shpalljen time non-grata

Del foto, ja kush është 75-vjeçari që vrau gruan dhe vëllanë në Gramsh

Lajm i mirë për Shqipërinë/ Qeveria firmos marrëveshjen e rëndësishme me këtë vend

Si ndodhi tragjedia në Gramsh? 75 vjeçari vrau gruan me armë gjahu, më pas shkoi tek vëllai i tij dhe...

“Ne i njohim shqiptarët, përfaqësojnë vlerat që...”/ Kryebashkiaku i Nju Jorkut organizon tubim të veçantë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Nëntor 2022
Me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams organizoi të martën një tubim të veçantë, gjatë të cilit ai foli mbi rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në zhvillimin e qytetit.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës zoti Adams tha se shqiptaro-amerikanët në Nju Jork përfaqësojnë vlerat që janë pjesë e programit të tij qeverisës, gjë që siç u shpreh ai shton rëndësinë e këtij komuniteti në qytetin që drejton. Në këtë ceremoni folën edhe aktivistë shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Shqipërisë, të cilët shprehën mirënjohjen për kontributin amerikan në çështjen shqiptare.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, priti komunitetin shqiptaro-amerikan në rezidencën zyrtare të kryebashkiakut të qytetit, e quajtur “Gracie Mansion”, në një ceremoni kushtuar 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Zoti Adams tha për Zërin e Amerikës se vendimi që ky tubim të organizohet në mjediset e kësaj qendre të njohur historike nuk ishte i rastësishëm.
“Kur hap dyert e rezidencës “Gracie Mansion” për një komunitet si ai shqiptaro-amerikan, dëshiron të përcjellës mesazhin se ne ju njohim, ju jeni pjesë e qytetit dhe se kjo është shtëpia juaj ashtu siç është edhe shtëpia ime. Prandaj vendosëm të bëjmë këtë organizim me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”, tha zoti Adams.
I pari i qytetit të Nju Jorkut foli për vlerat që përfaqëson komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilat siç tha ai, ecin paralelisht me programin e tij qeverisës.
“Ne besojmë në sigurinë publike, besojmë në edukim, besojmë në familje, besojmë në mbështetjen për bizneset e vogla. Ky është programi me të cilin u futa në garë për krybashkiak të Nju Jorkut. Të kem një komunitet si ai shqiptar, që është në përputhje me programin tim dhe komunitetet tjera me të cilat po e çojmë qytetin përpara, është një bekim. Ky komunitet perfaqëson atë që unë besoj, që të kemi një mjedis të shëndetshëm për fëmijët dhe familjet tona”, tha zoti Adams për Zërin e Amerikës.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut dhe aktivisti Mark Gjonaj u shpreh krenar me të arriturat dhe rolin që luajnë sot shqiptarët në Amerikë.
“Ju shërbeni në vijën e parë të frontit. Jeni pjesë e ushtrisë, policisë së Nju Jorkut, departamentit të zjarrëfikësve. Sot Shqipëria është pjesë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Jeni pjesë e bordeve, institucioneve vendimmarrëse dhe shkollave. Jam shumë krenar me të arriturat tona”, tha zoti Gjonaj.
Ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha tha se këto dhe përparimet e tjera të shqiptarëve do të ishin të pamundura pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për çka siç tha ai, populli shqiptar është gjithnjë mirënjohës.
“Çdo fëmijë në Shqipëri mëson dhe di se duhet të jemi mirënjohës për kontributin e Presidentit ameriksan Woodrow Wilson për pavarësinë e shtetit shqiptar. Çdo fëmijë dhe çdo shqiptarë e di se duhet të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Këto janë gjëra që nuk mundemi dhe nuk duhet t’i harrojmë”, tha zoti Hoxha.
Veprimtari Mark Gjonaj tha se shqiptaro-amerikanët janë me fat që jetojnë në token amerikane, vendin ku mund të ruash dhe vlerësosh trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën, ndërsa të pranishmëve u kujtoi atë që ai e quajti obligim për të kontribuar për vendlindje.
“Imagjinoni sikur ne të kishim qenë në vendlindje. E ata që janë atje të ishin këtu sot. Çfarë do të kërkonim prej tyre? Kemi një borxh që nuk lahet me një vepër as një detyrë por gjithë jetën tonë, ne duhet të bëjmë çmos për populli tonë, sidomos në vendlindjen tonë”, tha ai.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe një program i pasur kulturor.
Ky nuk është aktiviteti i vetëm i organizuar nga bashkia e Nju Jorkut me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë. Një ditë më parë në qendër të Nju Jorkut u bë ngritja e flamurit shqiptar. Ceremoni të ngjashme janë organizuar edhe në pjesë tjera të Shteteve të Bashkuara./VOA
Më të lexuarat


Spartak Braho ultimatum Sali Berishës: Do djegë, do shkatërrojë? Ta provojë një herë!

“Me kë tallet kjo palo drejtësi”, reagimi i fortë i analistit për aferën McGonigor: Rama të japë shpjegime, DASH ta shpallë non-grata

Përplasja në PD më 8 janar/ Spartak Braho flet për deklaratën që tronditi politikën: Ishte planifikuar vrasja e Alibeajt, Sali Berisha kishte informacione se...

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI dhe lidhjet me Shqipërinë dhe Edi Ramën/ Zbardhen shkresat e dërguara SPAK, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme

SPAK thellon hetimet për tragjedinë e Gërdecit, merr në pyetje Shkëlzen Berishën, ankth dhe frikë në radhët e familjes së ish-kryeministrit

"Më e fuqishmja që Tirana ka njohur"/ Berisha zbulon planin pas përjashtimit nga Kuvendi dhe tregon lëvizjen për rrëzimin e Edi Ramës: Të enjten do jem…

Shkëlzen Berisha në “rrjetën” e SPAK, trafiku i armëve, demontimi i municioneve dhe tragjedia e Gërdecit drejt zbardhjes, ja dy dëshmitarët kyç që do të fundosin djalin “me sy peshkaqeni”

Berisha nuk pret gjykatën, merr vendimin e menjëhershëm dhe çon në KQZ emrat për ...

"I ka futur duart thellë në xhepat rusë, ndërhynë Engjëll Agaçi dhe bllokon dosjen"/ A do i kërkoni Bashës ndjesë publike për akuzat për paratë ruse? Përgjigjet Berisha

Kaos në Kuvend, PS voton me urgjencë rendin e ditës, Nikolla përjashton Berishën pasi bllokoi foltoren dhe mbyll seancën, PD nis procedurat për shkarkimin e kryeparlamentares
