BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Politike

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve në spitalin e Fierit dhe mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, si ndryshoi qëndrim Edi Rama për gylenistët pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri

Nga pezullimi i “Air Albania”, tek tërheqja e mjekëve

Sa herë që një lider politik i Turqisë vjen në vizitë zyrtare në Tiranë, kërkohet haptas nga Shqipëria që të dorëzojë ose të ju shpallë luftë gylenistëve, të njohur ndryshe nga qeveria turke edhe si anëtarë të organizatës FETO (Organizata Terroriste Fethullaiste). Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri në janar atë këtij viti, kërkoi që Shqipëria të ndërmarrë hapa konkretë kundër këtyre personave që bëjnë pjesë në organizatë, që ai e quan terroriste. Erdogan theksoi se këtë çështje e kishte diskutuar në takimet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, duke shtuar se “fakti që (FETO) gjen fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla të Shqipërisë, e lëndon thellë popullin tonë”. Por deri para disa ditësh, asnjë nga ultimatumet e Erdogan, nuk ishte përmbushur nga Tirana zyrtare, çka bërë që Sulltani Erdogan të ndërronte kurs dhe të niste goditjen ndaj Shqipërisë.

Xhamia e Namazgjasë “peng” i ultimatumeve të Erdogan

Goditja e parë që Erdogan i dha Ramës, ishte mbajtja peng e Xhamisë së Namazgjasë, e cila sipas besës që Presdeinti turk dha në disa vizita që zhvilloi ndër vite në vendimin, do të inaugurohej në maj të këtij viti. Mirëpo kjo gjë nuk ndodhi, për shkak se Rama nuk iu nënshtrua urdhrit të Sulltanit për t’i çuar në “pjatë argjendi”. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo efekti domino i zemërimit të Erdogan u pasua me pezullimin e “Air Albania” dhe tërheqjen e mjekëve në spitalin e Fierit. Ky spital u ndërtua në harkun kohor të tre muajve me fonde nga Turqia dhe ishte një mesazh i qartë se duhej të mbyllej Spitali Amerikan, drejtor i së cilit është Klodian Allajbeun. Ky i fundit akuzohet nga Erdogan, besnikët e tij dhe mediat turke si “imami” i Gylenit në Shqipëri. Kështu që ndërtimi i spitalit turk në Fieri, ishte një mesazhi qartë se ekzistenca e tij është aty, për të zëvendësuar Spitalin Amerikanë që kërkohet të mbyllet nga Erdogan. Megjithatë të gjitha këto kërkesa të Erdoganit nuk u përmbushën nga Edi Rama, çka detyroi Erdogan të ndërronte pezullimin dhe tërheqjen e presidenti turk nga Shqipëria. Por ky zemërim i Sulltanit Turk, duket se u nuhat me shpejtësi nga Edi Rama, i cili ndryshoi qëndrim për gylenistët që strehohen ne Shqipëri, vetëm pasi Erdogan filloi të tërhiqte investimet në Shqipëri. Në harkun kohor të 1 muaji, Rama dhe autoritete shqiptare kanë nisur një ofensive të fortë ndaj gylenistëve në Shqipëri, duke mbyllur disa institucione arsimore dhe arrestuara disa armiq të presidentit turk. Pra, sot që flasim shohim se Rama ka ndryshuar kurs 180 gradë, duke iu bindur dhe nënshtruar presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan. Kujtojmë se kërkesë Shqipërisë për goditjen e gylenistëve kanë bërë edhe kryetari i Parlamentit të Turqisë, ministra dhe shumë besnikë të Erdogan.

Ja ia mbylli derën Bushati Turqisë

Kujtojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova në vazhdimësi kanë qenë nën presion të presidentit Erdogan, për të dorëzuar edhe ‘gylenistë’ të tjerë që jetonin dhe punonin në këto tri shtete. Për të realizuar qëllimet e tij dhe luftën ndaj Fetullah Gulenit, Erdogan kishte dërguar për vizitë zyrtare në këto tri shtete ministrin e Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu. Cavusoglu përgjatë tetorit të vitit 2018 kishte vizituar Shkupin, Prishtinën e Tiranën, prej ku kishte dhënë mesazhin e qartë se “Sulltani” kërkon edhe ‘koka’ të tjera ‘gylenistësh’. Ndaj një kërkese të tillë të drejtpërdrejtë të shtetit turk kishte rezistuar Ditmir Bushati, atëherë ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Bushati teksa kishte kundërshtuar një kërkesë të tillë të shtetit turk, kishte përmendur edhe faktin se Shqipëria është në marrëveshje kontraktuale me NATO-në e Bashkimin Evropian, dhe se çdo ekstradim i mundshëm duhet të bëhet në pajtim me rrugët diplomatike dhe dokumentet që ka nënshkruar, por në asnjë mënyrë përmes konferencave për shtyp. Pas ndryshimeve që ndodhën brenda ekzekutivit shqiptar, në mënyrë të papritur ndodhi deportimi i një shtetasi turk nga Shqipëria. Më 1 janar të vitit 2019 autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e mësuesit Harun Çelik, pasi i kishte përfunduar dënimi me 5 muaj burg meqenëse kishte hyrë ne Shqipëri me dokumente të falsifikuara. Kjo për faktin se Çelik ishte përndjekur nga shtetit turk me arsyetimin se është pjesë e lëvizjes “FETO”.