BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

“O sot o kurrë”, Berisha lëshon thirrjen e fortë për protestën e 11 shkurtit: Largimi i kësaj kalbësire duhet të njohë fundin që meriton

“O sot o kurrë”, Berisha lëshon thirrjen e fortë

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë mbrëmje një takim me kryetarë, sekretarë dhe grupet e punës së degëve të Tiranës.

Në fokus të këtij takimi ishte protesta e 11 shkurtit që pritet të mbahet para kryeministrisë. Berisha në nisje të fjalës ka hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama, duke thënë se ai ka kërkuar që të eliminojë opozitën.

“Largimi i kësaj kalbësire, i këtij bastardi që riprodhon qëndrime Hoxhiste me metoda të reja ndaj opozitarizmit, duhet të njohë fundin që meriton. Unë mendoj se duhet të fitojmë, mendoj se duhet të luftojmë, të ngrihemi, koha është për revolucion demokratik”, tha Berisha.

“ Dua të ritheksoj se ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, opozitës dhe demokracisë. Kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë moral në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminal.

U tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë si do qeveris, do qeveris pa opozitë. Një opozitë që kishte humbur zgjedhjet, s’mjaftonte kjo. Ajo nuk mund të tolerohej, duhej të shkatërrohej e të zhdukej.

Për këtë qëllim duhet të angazhonte organizatën më të fuqishme të planetit, FBI, duhet të korruptonte një nga njerëzit më të rëndësishëm të kësaj organizate për të manipuluar apo hetuar, këto do i tregojë drejtësia. Për qëllimi ishte marrja peng e kreut të opozitës. Për të shndërruar opozitën në një kallp opozitë.

Një akt të tillë nuk e kryen kurrë një njeri që beson në vlerat e sistemin demokratik. McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vijuan deri në 2021.

Basha i paditur për larje parash, ra në mëshirën e Edi Ramës, dhe ai në kundërshtim me çdo ligj, i mbylli dosjen.  Pasi i kishte ndërsyer lobostit të PD ndër njerzit më të fuqishmit të FBI, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës.

Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i atit i tij, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Bashën, përdori Sorosin, FBI etj, për të shpallur non-grata Sali Berishën.

Vetë DASH thotë se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe raportet e kontrollit antikorrupsion, që nuk ka njeri tjetër që t’i ketë lexuar veç duarve e zeza që i kanë dërguar.

Ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin, aty ka një marionetë, e shpëlarë nga çdo normë, që zbaton urdhrat e tij, dhe në një kurth të turpshëm përjashton për interesa të Ali-Bashës katër deputetë. Më tutje nuk shkohet kështu. Ata që besojnë se Shqipëria është vend me potenciale dhe jo për t’u braktisur, duhet të ngrihemi sot o kurrë.

Unë mendoj se duhet të fitojmë, mendoj se duhet të luftojmë, të ngrihemi, koha është për revolucion demokratik”, u shpreh Berisha.

Më të lexuarat