BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Politike

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi në BE i Shqipërisë rrezikohet nga futja e...

Paralajmërimi i fortë i ambasadores Yuri Kim: Anëtarësimi

Ambasadorja Yuri Kim, gjatë intervistës së saj në "Opinion" ka shprehur se futja e parave të krimit në Shqipëri do të vinte në rrezik anëtarësimin në BE.

Ajo vijon më tej duke thënë se Shqipëria është në zonën gri sa i takon transaprencës së parave, duke theksuar se Shqipëria duhet të marrë masa të menjëershme për ndalimin e pastrimit të parave. 

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Le t’i kthehemi pastrimit të parave dhe kriminelëve. Ne kemi probleme së fundmi me krimin e organizuar në Shqipëri, me bandat jashtë vendit. Po punojmë në Mbretërinë e Bashkuar, Hollandë, Belgjikë, dhe po sjellim këtu problemet e tyre, të gjitha paratë e tyre, por gjithashtu edhe problemet që ata kanë mes tyre. Problemi është, a mendoni se Shqipëria po bëhet një vend shumë problematik në lidhje me krimin e organizuar? Sipas informacionit tuaj?

Ambasadorja Kim: Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i Shteteve të Bashkuara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institutcioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet?

Blendi Fevziu: Ato gradiaçela në fakt, askush nuk e di se nga vijnë paratë për to…

Ambasadorja Kim: Pikërisht… Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale…

Blendi Fevziu: Do t’ju pyes për amnistinë fiskale, jam plotësisht dakord me ju mbi pastrimin e parave. Por, ka një mentalitet ndryshe në Shqipëri. Dhe do të të thonë se njerëzit mendojnë: pse jo, le të themi, paratë e zeza, të mos vijnë në Shqipëri, ato para vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Hollanda, Belgjika, vende shumë demokratike me ligje të forta, dhe përse ato para të mos vijnë në Shqipëri për të ndërtuar vendin. Disa njerëz  të tjerë thonë se, unë se di, por që edhe Nju Jorku apo Londra janë ndërtuar me para të pista.

Ambasadorja Kim: Mendoj se ky është një argument i tmerrshëm.

Blendi Fevziu: Por është argument.

Ambasadorja Kim: Është argument, por është një argument i tmerrshëm. Nëse do të shkonit në atë drejtim, do të vinit në rrezik anëtarësimin e Shqipërisë dhe kandidimin për të qenë anëtare e BE-së. Dhe ky është një vend që do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga të qenurit pjesë e BE-së. Por duhet të bëhet edhe një vend që do të japë shumë dhe do të kontribuojë në begatinë dhe sigurinë e Bashkimit Europian. Nuk mund të jetë vetëm merr, merr, merr. Prandaj, duhen ndërmarrë disa hapa këtu që ta bëjnë Shqipërinë më transparente, që do ta ndihmojë të tejkalojë mangësitë strategjike, që do t’i përmirësojë imazhin në mbarë botën. Shpresoj që shumë e më shumë njerëz të shohin Shqipërinë që unë shoh, që miqtë e mi shohin kur vijnë për vizitë, që është një vend që është shumë i bukur, me njerëz që janë jashtëzakonisht bujarë dhe punëtore, dhe të cilët e dijnë se e ardhmja e tyre është europiane.

Më të lexuarat