
Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Takimi 'i papritur' me Ilir Metën, ambasadorja Yuri Kim zbardh detajet: Ja kufizimi i vetëm që kam

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Shtator 2022

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë ka treguar detaje nga takimi që pati pak ditë më parë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në selinë e kësaj force politike.
Në emisionin “Opinion”, ambasadorja tha se takimi me Metën ka zgjatur për më shumë se 2 orë, ku kanë diskutuar për tema të ndryshme.
Edhe pse kur Meta ka mbajtur postin e Presidentit ka patur deklarata të ashpra ndaj kryediplomates amerikane në Tiranë, Kim tha se e vetmja gjë që i intereson është që të ketë kontakt me çdo forcë politike për të diskutuar lidhur me forcimin e demokracisë në institucione.
Duke u treguar e rezervuar mbi atë çfarë konkretisht diskutuan në selinë e PL, Kim tha se për disa çështje ka pikëpamje të ndryshme nga Meta.
Pjesë nga intervista
Blendi Fevziu: Faleminderit, le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?
Ambasadorja Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person, por…
Blendi Fevziu: Është normale…
Ambasadorja Kim: Normale, po! Por në fakt, për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri-tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të vazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…
Blendi Fevziu: Për Z. Berisha, po…
Ambasadorja Kim: …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.
Blendi Fevziu: Por marrëdhëniet me ish-Presidentin Meta kanë qenë të forta disa herë. Keni shkëmbyer deklarata, le të themi, dhe pastaj Z. Meta u ftua për fjalimin kryesor gjatë festimit të pavarësisë…
Ambasadorja Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.
Blendi Fevziu: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?
Ambasadorja Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…
Blendi Fevziu: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?
Ambasadorja Kim: Jo, sigurisht që jo.
Më të lexuarat


Si përfundoi Dako në të njëjtën qeli me ish-deputetin e PS? Klodiana Lala zbërthen detajin 'kyç': Gjatë qëndrimit në izolim, i është kërkuar...

Në qeli për abuzim me tendera, Klodiana Lala zbulon deri në sa vite burg rrezikon Vangjush Dako

Lirimi i Tahirit, deputeti i njohur sulmon hapur drejtësinë me dy standarte: Në Kroaci arrestuan kryeminstrin ndërsa këtu politikanët në potencë me Ramën...

“Do çoj peshqit e mëdhenj para drejtësisë”, Kreshnik Spahiu i fut ‘të dridhurat’ Berishës: Ambasadori i ri do e bëjë t’i duket lule Yuri Kim

“Luftë e ftohtë” në PD e vulës, Bardhi del me kërkesën urgjente

Alarmimi i Sali Berishës, çfarë përmban dosja e ish-klubit Partizani, implikimi dhëndrit të “non gratës”, Arben Imamit dhe Gazment Oketës në grabitjen e pronave të shpronësuar nga Shefqet Vërlaci, ja detajet e reja që fundosin “pronarët e rinj”...

Nga qelia e burgut drejt zyrës së politikës? Deklarata e fortë e avokatit të njohur për Saimir Tahirin

Pse nuk garon me Lulin për vulën? Demokrati lë pa fjalë Sali Berishën

Mediat serbe konfirmojnë se dokumenti i Edi Ramës u gatua në zyrat e Vuçiçit, kryeministri shqiptar luftë për “jetë a vdekje” Albin Kurtit për interesat e Serbisë

Berisha shton sulmet ndaj PD zyrtare dhe krijon alibinë për të qëndruar në krye të bandës së tij politike, fton deputetët “puçistë” brenda selisë blu t’i bashkohen kauzës së tij anti-amerikane
