
Sulmi ndaj “Top Channel”, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Sulmi me armë në Top Channel/ Gazetari: Ja mesazhi që u kam dërguar drejtuesëve të policisë

Analisti flet për sulmin ndaj Top Channel, ku humbi jetën roja i sigurisë: U shërben interesave të pronarëve, përfshirjen e medias me krimin

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari: Ju tregoj skenarin e Berishës pas asimilimit të PD-së

Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Analisti Vangjeli flet për sulmin ndaj Top Channel: Ja mesazhi që kanë dashur të përcjellin autorët

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

PD gati të regjistrohet në zgjedhje, Alibeaj firmos deklaratën solemne në cilësinë e kryetarit të komanduar, “Foltorja” në alarm

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 18 Mars 2023

Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së nuk ka humbur kohë dhe ka hedhur hapin e radhës, drejt ‘14 majit’. Ai ka hedhur firmën në deklaratën solemne, që deri dje, ishte bërë një pengesë aq sa mund të rrezikonte regjistrimin e saj në zgjedhje. Dokumenti mban firmën e Alibeaj, ndërsa dorëzimi në KQZ është bërë ditën e djeshme nga përfaqësuesi i saj ligjor, Indrit Sefa, veprime ky që ka shqetësuar dhe armura “Foltoren” e Sali Berishës, e cila tashmë i ka varur shpresat tek partitë fantazëm që e morën në koalicion. Një detaj interesant në dokumentin e firmosur nga Alibeaj është se ka dhënë adresën e selisë së re të Partisë Demokratike, atë në rrugën “Donika Kastrioti”, në ish-Bllok dhe jo të godinës pranë Lanës. Kjo deklaratë solemne “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet” u bë edhe “kali i betejës” së PD-së se Enkelejd Alibeajt, pas marrjes së vulës nga Gjykata e Tiranës. Ndryshe nga ky grupim, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi këmbënguli që kjo kompetencë nuk mund të delegohej, pra sipas tij duhet të ishte firmosur nga Lulzim Basha, e për rrjedhojë vendosi mos regjistrimin e saj në 14 maj. Mirëpo, KAS që njihet si “gjykata e KQZ” hodhi poshtë vendimin e Celibashit dhe vendosi që ky dokument mund të firmoset edhe nga kreu i komanduar, Enkelejd Alibeajt.
Gazmend Bardhi sulmon Këlliçin
Ndërkohë dje Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka hedhur “benzinë zjarrit”, ndërsa deklaroi në media se Belind Këlliçi nuk është votuar nga shumica e anëtarësisë së partisë Demokratike për të qenë kandidat për kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Zoti Bardhi theksoi se Belindi ka marrë mbështetjen e vetëm gjysmës së partisë që ka marrë pjesë në proces. “Më shumë se 50% nuk ishin dakord me kandidaturën. Nëse 1% e votuesve, që është vota që ka marrë Belindi në këtë proces, mendon që ti je kandidati më i mirë i tyre, por pjesa dërrmuese e qytetarëve të Tiranës mendon që kandidati që doli i dytë është më i miri”, deklaroi Bardhi. Kujtojmë se Këlliçi tashmë ka nisur fushatën si kandidat i çiftit Berisha-Meta për Tiranën. Këlliçi rezulton kandidati që shpenzon më shumë para në platformën Facebook. Siç mund të shihet thjesht nga të dhënat e “Facebook”, pamundësia e tij financiare për të shtyrë muajin me 2 milion lekë rrogë, nuk e ka penguar atë të nisë një fushatë të madhe sponsorizimi në rrjetet sociale për të rritur shikueshmërinë e aktiviteteve të tij. Ai ka kryer plot 220 sponsorizime në Facebook, një numër rekord për një politikan shqiptar, që i paguan mijëra euro Mark Zuckerberg-ut për disa like dhe share më shumë. Vetëm javën e fundit, nga data 9 mars deri më 15 mars, Belind Këlliçi ka paguar plot 1208 dollarë për fushatë në Facebook. Ose ndryshe, i bie që ai ka shpenzuar në një javë 60% të rrogës së tij mujore si deputet. Pra, për ditët e mbetura të marsit, Këlliçi duhet të jetojë me rreth 600 dollarë të mbetura në xhep, sigurisht nëse nuk i vijon sponsorizimet edhe javës që vjen.
Çfarë ka ndodhur?
Kujtojmë se Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Dokumentacioni i plotësuar është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo deklaratë solemne “për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale, si dhe përkushtimin për të konkurruar në zgjedhje në mënyrë të ndershme dhe me integritet” u bë edhe “kali i betejës” së PD-së së Enkelejd Alibeajt, pas marrjes së vulës nga Gjykata e Tiranës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi këmbënguli që kjo kompetencë nuk mund të delegohej, pra sipas tij duhet të ishte firmosur nga Lulzim Basha, e për rrjedhojë vendosi mos regjistrimin e saj në 14 maj. Mirëpo, KAS që njihet si “gjykata e KQZ” hodhi poshtë vendimin e Celibashit dhe vendosi që ky dokument mund të firmoset edhe nga kreu i komanduar, Enkelejd Alibeajt. Ditën e djeshme KAS ka pranuar zhvillimet në PD se Basha është dorëhequr dhe ka kërkuar që deklarata solemne të nënshkruhet nga drejtuesi i komanduar Enkelejd Alibeaj. Po ashtu, i ka dhënë urdhër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të regjistrojë PD dhe ajo të jetë pjesë e garës. “Në përfundim të shqyrtim KAS, bazuar në nenin 21 të Kodit Zgjedhor, vendosi: rrëzimin e kërkesës ankimore më numër 33 të ankuesit Partia Demokratike përfaqësuar nga zoti Ledio Nuraj. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore numër 32 të ankuesit Partia Demokratike përfaqësuar nga zoti Indrit Sefa.
Më të lexuarat


Plas sherri në studio/ "A po iu imiton ju krimi i organizuar?" Klodiana përplaset keq me Ramën: Nëse nuk më lë ta shpjegoj le ta mbyllë ekranin moderatorja, kjo është jeta e neveritshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Andi Bushati zbardh skenarin e Alibeajt

Kryeministri Rama për sulmin ‘terrorist’ ndaj Top Channel: Policia i është afruar autorëve

Alibeaj nuk gjeti kandidat për 61 bashki, reagon e revoltuar demokratja: Merreni këtë vulë, shkriheni Partinë Demokratike zyrtare

Deputeti i PD-së reagon për sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon juristja: PD ka shtrirë këmbët sa ka jorganin

Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

“PD e Alibeaj e shikoj si një filiz”, gazetari Hoxha: Nuk do fitonin po të ishin bashkë

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë
