
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

“PD-së i duhet një lidership i ri”, Dashamir Shehi tregon rrugën e rikthimit të opozitës në pushtet: Berisha dhe Basha e kanë kryer ciklin e tyre

Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Qershor 2023

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se është plotësisht e mundshme që opozita të kthehet në pushtet dhe të rifitojë besimin e qytetarëve. Por për të arritur këtë, opozita duhet të ndryshojë- thotë zoti Shehi në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”.
“Ne si opozitë duhet t’u propozojmë shqiptarëve një Shqipëri ndryshe. Sa ia dalim, është çështje tjetër. Por duhet ndryshuar lidershipi që të krijohet besimi. Brenda PD ka djem e vajza plot, që duhen provuar. Berisha dhe Basha e kanë mbyllur ciklin që në 2021. Nëse qendrojnë aty do ta dëmtojnë akoma më shumë opozitën.”- u shpreh kreu i LZHK-së, i cili dallon nga shumë politikanë për gjuhën e drejtpërdrejtë që përdor. Dashamir Shehi ka disa teza politike, të cilat beson se ndryshojnë për mirë klimën politike në Shqipëri dhe që duhen çuar përpara nga opozita.
“Opozita ka nevojë të bashkohet rreth disa tezave politike, jo njerëzve të caktuar”- thotë Dashamir Shehi, i cili shpjegoi edhe 4 tezat politike. “Ndryshimi i ligjit elektoral ne propocional kombëtar me lista të hapura. 2. Ndryshim të ligjit për hartën e ndarjes territoriale të bashkive. 3. Garantim të votës së emigrantëve. 4Ridemmsionim i raportit mes kryeministrit dhe presidentit, pasi kryeministri nuk mund t’i ketë të gjitha.“
Kur u pyet, nëse disa nga këto teza ngjajnë me propozimet e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi, lë mënjanë modestinë.
"Zoti Basha i ka marrë prej meje. Se unë kam 10 vjet që i them. Ai nuk e thotë kaq bukur sa unë. Më bëhet qejfi që tezat e mia i përqafojnë të tjerët. Edhe ligji për referendumet, për të cilin flet Basha, është në parlament. Nuk ka nevojë për fjalën e Bashës kjo punë. Nëse vazhdojmë luftën kush je ti e kush jam unë, zbresim te fusha e Edi Ramës dhe aty është ai në avantazh.””- u shpreh zoti Shehi, i cili e sheh të gabuar dhe në dëm të PD dhe të opozitës rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD zyrtare.
Gjatë intervistës në opinionin e tij, rikthimin e Bashës e sheh si një vendim të gabuar, pasi argumenton se opozita ka nevojë për një lidership të ri.
“Rikthimi i Bashës është i gabuar. Nxitimi për të bërë zgjedhje sa më shpejt në korrik është po aq i gabuar. “- theksoi zoti Shehi. Ai beson se me një lidership të ri opozitar, me dhënien fund të sherreve brenda PD, qoftë edhe duke krijuar 2 parti dhe duke zbatusr idetë politike për komunikimin me njerëzit, opozita e mund Edi Ramën.
“Po të jenë Berisha dhe Basha, Edi Rama do të vazhdojë të jetë i pathyeshëm. Por nëse zbatohen këto ide politike, zoti Rama është plotësisht i thyeshëm. Edhe në periudhën më të keqe këtë herë janë akoma 650 mijë shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Diferenca është plotësisht e rikuperueshme, nëse shqiptarët shohim një format ndryshe të opozitës, duke lënë mënjanë sherrët e vjetra. Duhet të rindërtojmë dhe një raport me komunitetin ndërkombëtar. Ne me sherret tona ia bëmë peshqesh Edi Ramës Perëndimin. Kjo duhet ndryshuar. Nuk mund t’i dalim ne përballë Perëndimit. Kush nuk e kupton këtë, bën rolin e budallait.”- tha Dashamir Shehi për emisionin “Pa Censurë”.
Më të lexuarat


Nisja e vitit të ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe pedagogët: Përkushtohuni me energji, dija është çelësi i suksesit

Funksionarët e drejtësisë kërcënohen me jetë nga grupet kriminale/ Etilda Gjonaj bën thirrjen e fortë: SPAK sot ka nevojë për mbështetje, sistemi që është ngritur...

Denoncimi i Lefter Maliqit: Kuçova në mëshirë të fatit, ja sa fonde janë vjedhur

Nisja e vitit të ri akademik, Meta: Studentët janë shpresa dhe vetë e ardhmja e transformimit social

Projekti i Bashkimit Europian për komunitetin rom, Veliaj: Histori suksesi, sot jetojnë me dinjitet

Basha: PD mbështet SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, çdo përpjekje për ta intimiduar, e destinuar të dështojë

Basha: Me politikat e qeverisë, të pasurit po pasurohen më shumë e të varfrit po varfërohen më shunë

"Mirëpresim të gjithë ata që duan një PD europiane”, Basha: Kontributi i qëndrestarëve do të vlerësohet

“Përpjekjet e krimit për të shënjestruar SPAK, do dështojnë”, Basha: PD në krah të aleatëve strategjikë, në mbështetje të këtij institucioni

Basha i pandalshëm edhe pasditen e të dielës pranë qytetarëve: Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t'u krijuar të rinjve kushte që të mos largohen
