BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Politike

“Për të ardhur keq për shfaqjet e kësaj natyre”/ Marrëveshja e dyshes Rama-Meloni shkakton debat mes Naços dhe Xhaferaj: Maxhoranca t’i hapë rrugë komisioneve hetimore

“Për të ardhur keq për shfaqjet e kësaj natyre”/

Ka dështuar sërish mbledhja e komisionit të sigurisë ku sot pritet të diskutohej marrëveshja me Italinë për emigrantët që do të strehohen në Gjadër. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj, u shpreh pengimi I mbledhjes nga ana e tyre nuk është për shkak të problemit me marrëveshjen por për shkak të aksionit të tyre lidhur me komisionet hetimore.

“Sikurse e patë nuk u zhvilluar mbledhja e komisionin e sigurisë. Dhe arsyeja është moslejimi mos aprovimi nga maxhoranca e komisioneve hetimore që ka kërkuar opozita. Kjo nuk është një përplasje me maxhorancën për të thënë sa përqind ka të drejtë opozita dhe sa maxhoranca, është një përplasje që bazuar në kushtetutë ku opozita ka 100% të drejtë. Është një betejë e nisur që do fitohet nga opozita. Problemin qeveria e ka me kushtetutën jo me opozitën. Marrëveshjen e kemi depozituar në kushtetuese, ka probleme ligjore, ka probleme ligjore sikurse ka probleme lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut.

Kemi mirënjohje ndaj Itailisë po Rama të heqë dorë nga hipokrizia, se nuk e do Italinë më shumë se Romano Prodi që e ka etiketuar këtë marrëveshje si komike. Me firmosjen e marrëveshjes, Rama bëri një qokë ndaj Melonit. Bazuar në problemet ligjore, ajo ka mbërritur në kushtetuese.” u shpreh Xhaferaj.

Gjithashtu kreu i komisionit Nasip Naço njoftoi kalimin e mbledhjes online në orën 12:00.

“Do të donim ta vazhdonim mbledhjen dhe të merrnin vesh të gjithë shqiptarët qëndrimin e maxhorancës dhe opozitës rreth kësaj marrëveshjeje. Është e disata herë që në pamundësi për të zhvilluar mbledhjen e komisionit të sigurisë kombëtare, ndaj do ta ndiqni online qëndrimin e ministrit të Brendshëm të kësaj marrëveshjeje. Për të ardhur keq për shfaqjet e kësaj natyre, deputetët e kanë humbur sensin e politikës dhe të qenit deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Fatkeqësi e tyre, e gjithë shqiptarëve si dhe e jona me këtë opozitë.”, tha Nasip Naço.