BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Politike

Përçarja e opozitës, deputeti i njohur del me thirrjen urgjente dhe gjen zgjidhjen për ringritjen e PD-së

Përçarja e opozitës, deputeti i njohur del me thirrjen urgjente

Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati ka kërkuar të mbahet një Kuvend pajtimi për të zgjidhur ngërçin brenda partisë.

Bushati shprehet se zgjedhjet e 14 Majit kanë dëshmuar më së mirë se të ndarë humbasin të gjithë. Ai thotë referuar situatës së pazakontë nnë të cilën ka kaluar PD gjatë këtyre viteve, ky moment duhet të jetë mundësi për reflektim objektiv.


“Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet  t’iu  japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike”, thotë ai.

Deklarata e plotë:

Duhet Kuvend Pajtimi! Zgjedhjet vendore të 14 majit na dëshmuan më së miri se të ndarë humbasim të gjithë.

Referuar situatës së pazakontë nëpër të cilën ka kaluar Partia Demokratike pergjatë këtyre viteve si dhe humbjes apo disfatës në zgjedhjet që lëmë pas, ky moment duhet të jetë një mundësi për ndërgjegjësim, reflektim objektiv dhe jo një mundësi për të gjetur alibi apo justifikime për humbjen.


Ajo çfarë kam propozuar, çfarë besoj dhe kam besuar që nga shtatori i vitit 2021, se ajo çfarë i shërben më shumë se kurrë demokratëvë dhe Partisë Demokratike në këto momente është krijimi i një platforme për bashkimin e të gjithë frontit opozitar nëpërmjet një Kuvendi Pajtimi me njerëz dhe strategji komunikimi të re e të vërtetë me të cilën i drejtohemi çdo demokrati, opozitari dhe qytetari të këtij vendi.

Vlersoj se është më e drejtë dhe denjitoze duke filluar nga UNË dhe shumica e atyre që kemi humbur sfida në  nivel qarqesh apo në nivel kombëtar se është koha të bëjmë një hap pas dhe të jemi mbështetje për figurat e reja që do të  përfaqësojnë Partinë Demokratike dhe do të marrin përsipër përgjegjësinë për ta ringritur atë bashkë me ne.

Ky është detyrimi yne, vetëm kështu mund të ringrihemi. Jemi ne ata që duhet  t’iu  japim mundësinë dhe të mbështesim fort formësimin e një klase të re politike në drejtim të Partisë Demokratike.

Miq, është koha të lëmë pas akuzat drejtuar ndaj njëri tjetrit, si e si për të gjetur fajtorin, fajtori i vetëm është përçarja e krijuar mes nesh.

Partia Demokratike për tu ringritur duhet të mbështet tek e vetmja zgjidhje e shëndoshë që kapërcen çdo interes personal, zgjidhja  e vetme duhet të gjendet tek krijimi i një fronti të gjërë  opozitar.  Organizimi, siç e kam artikuluar në çdo  mbledhje grupi i një Kuvendi Pajtimi nga i cili të dalim me një strukturë drejtuese kolegjiale gjithëpërfshirëse, të  përkohshme dhe me një strategji të re komunikimi e cila ti përgjigjet kohës.

Besoj fort se ky është i vetmi instrument që do na mundësojë të ringrihemi.

 

Më të lexuarat