Një fjali e shkëputur nga intervista dhënë mbrëmë nga ish ministria e Jashtme Olta Xhaçka shkaktoi reagime në rrjet social.
“Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor në Himarë.
Sot në një intervistë televizive, Xhaçka tha se fraza ishte nxjerrë nga konteksti me dashakeqësi.
Nuk kam thënë po rrethojmë njerëzit nga mali. Nuk i kam parë komentet në rrjet. Por sërish është vazhdim i komenteve dashakeqe dhe fjalimeve të nxjerra nga konteksti. I kanë dhënë konotacion krahinor është dashakeqe. Doja të thoja që hoteli është në rrëzë të malit. Që ti japësh konotacione krahinore. Absolutisht jo. Të gjithë ata që i njoh dhe të gjithë ata që kanë komentuar origjinën nuk e kanë më shumë se unë. Origjina ime është mbi 1330 metra mbi nivelin e detit. Këto janë vërtet qesharake. Më vjen keq që me dashakeqësi e nxjerrin nga konteksti” tha Xhaçka