Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi në një intervistë televizive foli për zhvillimet e fundit politike.
Korreshi u shpreh se nuk do ketë seancë normale pa u plotësuar kërkesat kryesore të opozitës.
Korreshi: Pjesa jonë, pjesa e opozitës nuk besoj se do ketë një seancë normale ku mund të diskutohet pa arritur kërkesat tona kryesore.
Lidhur me amnistinë nuk ka cfarë diskuton me ne as Rama as PS, në rast se nuk respekton kërkesat për reformën zgjedhore apo komisionet hetimore.
Nëse nuk ka rishikim nga PS për atë që ne kërkojmë pra kërkesat tona fillestare, është e kotë që të diskutohet më për të tjerat.
Bashkimi e dha rezultatin. Protesta shërben si karikim për opozitën.