Në një intervistë televizive, kreu i Kuvendit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka u shpreh se është në protestë në Kuvend sepse u janë hequr të drejta elementare të deputetëve.
Ai shtoi se nuk janë shkelur të drejtat, por sot praktikisht i janë hequr të drejtat për komisionet parlamentare të gjithë opozitës në vend.
Paloka: Jemi në protestë në Kuvend sepse na janë hequr të drejta elementare të deputetëve. Nuk janë shkelur të drejtat, por sot praktikisht i janë hequr të drejtat për komisionet parlamentare. Jemi në një situatë ose duhet të reagojmë ose nuk do të reagojmë. Nuk mundtë vazhdojmë normalisht sepse nuk kemi më të drejta.
Reagimi mund të arrijë ose mos e arrijë qëllimin, por mosreagimi nuk arrin asnjë qëllim. Nëse ulim kokën dhe nuk reagojmë, dihet se cili është rezultati. E kemi diskutuar në grup; nëse nesër me të njëjtën logjikë dhe arrogancë Rama thotë që opozita nuk ka të drejtë të flasë në Kuvend dhe urdhëron deputetët e tij. Çfarë do të bëjmë ne? Do të vazhdojmë normalisht? Apo do të reagojmë!