Lefter Mali ishte një nga folësit e tubimit të sotëm të qytetarëve që protestojnë për më shumë së 40 ditë poshtë banesës së ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtepie.
Maliqi foli për arrtitjet e PD në qarkun e Beratit dhe gjithë Shqipërinë gjatë qeverisjes së Sali Berishës.
Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë
Ne duhet të jemi të drejtpërdrejtë, e vërteta duhet thënë në dritën e syri.
Duam apo s’duam ne, me vulë apo pa vulë, me komisionerë, apo pa komisionerë, me kzaz apo pa kzaz, me fonde apo pa fonde, në arrest shtëpie apo në shesh, Sali Berisha ka qindra mijëra shqiptarë që e mbështesin jo vetëm si në 20 shkurt, ku vërshoi Tirana dhe gjithë Shqipëria, por ishin edhe qindra mijëra të tjerë, edhe administrata që ishi të gatshëm të vinin kundër kësja mafie.
Ky dordoleci i Surrelit futi në sqetull një kryetar të peshës së lehtë, por tani nuk kam më 2017, mori tre mandate duke blerë opozitën, duke lobuar me ndërkombëtarët… por tani nuk ka më.
Pse nuk ka më? Le të jetë atje lart (për Berishën), edhe atje lart të jetë do fitojë, por çfarë dua të thëm, në ’97-ën unë kam qenë në Lushnje, isha oficer policie i ri, me Osman Stafën, Myslym Murrizi kryetari i tatimeve, djalë i ri, 27-vjeç.
Dhe aty ishte firma “Xhaferri”, firma “Populli”…çfarë bëri sigurimi i shtetit (?), nxiti, futi të gjitha manovrat për të të nxitur popullin për të shpërthyer depot e armëve, siç ka thënë Ruçi, pushteti merret me grykën e armëve.
Por ky burri, për tetë vite me radhë, hap pas hapi sqaroi popullin, këmbënguli dhe kur askush nuk e mendonte, erdhi në pushtet në vitin 2005, dyfishoi pagat, futi Shqipërinë në NATO, bashkoi kombin, dyfishoi pensionet, bëri lëvizjen e lirë të shqiptarëve e me radhë….