BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Pse emëruat drejtor IT një person pa certifikatë sigurie? Drejtori i Policisë së Shtetit i ashpër me gazetarët: I jap llogari vetëm 2 institucioneve

Pse emëruat drejtor IT një person pa certifikatë sigurie?

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Ervin Muçën. Ndaj ish-drejtorit të IT, u la në fuqi gjithashtu masa e pezullimit nga detyra. Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit Ervin Muça ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u pyet sot nga gazetarët në lidhje me Ervin Muçën, drejtorin e IT, i cili është në arrest shtëpiak për ndërhyrjen ne sistemin TIMS.

Rrumbullaku tha se duhet të njihni mirë ligjin për pajisjen me certifikatë sigurie, por theksoi se ai jep llogari në dy institucione, drejtësi dhe komisionin hetimor parlamentar.

Pyetje: Pse emëruat në krye të drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit një person pa certifikatë siguri dhe në kohën kur plasi skandali i TIMS dhe pse e rikthyet në detyrë  pasi kishte pak ditë pasi i kishit pezulluar?

Rrumbullaku: Për ju dhe për publikun e gjerë, para se të adresoni pyetjen duhet të dini shumë mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedura dhe aktet normative që normojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjen me certifikatë sigurie për të gjithë drejtuesve policore. Unë për këtë jap llogari në dy institucione, drejtësisë dhe komisionin hetimor parlamentar.

Ndërsa i pyetur për vështirësitë e hetimeve te SPAK per krim te organizuar, drejtori i policise tha se mes dy institucioneve ka nje bashkepunim shume te mire.

Pyetje Pak ditë më parë SPAK ka hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar pasi ka funksionarë të lartë të shtetit të implikuar, ju ka vënë në dijen Dumani për këtë?

Rrumbullaku: Policia dhe SPAK kanë marrëdhëniet me të mira të besueshmërisë reciproke për hetimin e të gjitha problematikave që lidhjen me krimin e organizuar. Prokurori kontrollon hetimin dhe e delegon atë.

Më të lexuarat