BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Politike

“Qëndrim antishqiptar dhe imoral”/ Deputeti reagon ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb në OKB për Kosovën: Rama s’guxon të flasë

“Qëndrim antishqiptar dhe imoral”/ Deputeti reagon ashpër

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar fjalimet e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në OKB, për Kosovën  e Rusinë, duke u shprehur se ato tregojnë qartë se ai “është kthyer shumë më prapa në llogoret e nacionalizmit malinj dhe anti euroatlantizmit”.

Në reagimin e tij, Vasili është shprehur ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se “ ndërsa komenton me vrap me shumë ironi dhe me gjuhë fyese çdo veprim të Kosovës dhe Albin Kurtit kur vjen çështja tek Vuçiçi qep gojën”.

“Ky është një qëndrim antishqiptar dhe imoral”, u shpreh nënkryetari i PL.

Sipas tij, “Kosova dhe Albin Kurti janë në rrugën e duhur të parimeve, të mbrojtjes së integritetit të Kosovës dhe te euroatlantizmit”.

Vuçic ne OKB egërsisht kunder Kosoves, pro Rusise dhe Rama, qe s’guxon as te flase!

Presidenti i Serbise ne OKB tregoi qarte se eshte kthyer shume me prapa ne llogoret e nacionalizmit malinj dhe anti euroatlantizmit.

Vuçiç ka, hequr paralele te paimagjinueshme  mes nderhyrjes se forcave ndekombetare ndaj genocidit te tmerrshem  serb ne Kosove qe solli pavaresimin e saj dhe sulmit agresiv te Putinit ndaj Ukraines.

??”Përpjekjet për ta ndarë në copa vendin tim që kanë filluar më 2008 nuk ka përfunduar ende”, ka thënë Vuçiç. “Do të flas për principet që janë shkelur. Këtu në këtë sallë ne dëgjuam nga presidenti i SHBA-së kur tha se ndër principet më të mëdha është integriteti territorial”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në rastin e Kosovës, të gjitha vendet perëndimore kanë shkelur kartën e OKB-së.

??“Ka ndodhur pa ndonjë vendim nga Këshillit të Sigurimit që ta sulmojnë një vend të pavarur. Nuk ju erdhi mirë kur Putini i përdori të njëjtat justifikime”, ka thënë ai tutje. “Nga fitorja e këtyre 19 vendeve ndaj Serbisë, më e keqe se kjo është që tani këta flasin për integritetin territorial të Ukrainës. Ne e mbështesim integritetin territorial të Ukrainës edhe pse nuk i prishim raportet tona me Rusinë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçic ka treguar shume qarte se nuk e njeh Kosoven dhe ka kritikuar Presidentin Byden per njohjen e Kosoves.

??“Këtu, në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, e dëgjuam presidentin e Shteteve të Bashkuara [Joe Biden], duke folur për parimin më të rëndësishëm në marrëdhënie mes vendeve, për respektin e integritetit të tyre territorial dhe sovranitetin… i vetmi telash në këtë ishte se vetëm pak orë pas fjalimit të tij, ai e takoi presidenten e të ashtuquajturës Kosovë, e cila cilësohet nga vendet më të fuqishme të Perëndimit si presidente e një vendi të pavarur, e dalë nga territori i Republikës së Serbisë”, u shpreh presidenti i Serbisë.

Vuçiç ka konfirmuar mbeshtetjen e hapur ndaj Rusise agresore.

??”Ne kërkojmë një përgjigje të qartë në pyetjen që unë ua bëj prej vitesh bashkëbiseduesve të mi, udhëheqësve të shumë vendeve – cili është ndryshimi midis sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Ukrainës dhe sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë që është shkelur rëndë dhe që shumë prej jush i jepni njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar? Unë kurrë nuk kam marrë një përgjigje racionale nga askush”,

Vuçiç ka konfirmuar serish se nuk do te vendose sanksione ndaj Rusise.

??“vlerëson se politika e sanksioneve kundër Federatës Ruse askujt nuk mund t’i sjellë rezultate.

Të gjithë mundohen të më japin mësime morali për gjithçka dhe të shpjegojnë se si dhe në çfarë mënyre duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Këtu jam unë, i cili ende ka njëfarë ndikimi në vendimmarrje në institucionet e Serbisë, ende nuk jam për këtë”, tha Vuçiq.

Ndaj ketij qendrimi politik shume te eger anti Kosove dhe kunder procesit te negociatave Kosove Serbi nuk ka asnje qendrim nga Edi Rama.

Ndersa Rama komenton me vrap me shume ironi dhe me gjuhe fyese çdo veprim te Kosoves dhe Albin Kurtit kur vjen çeshtja tek Vuçiçi qep gojen.

Ky eshte nje qendrim antishqiptar dhe imoral.

Gjithashtu edhe negociatoret nderkombetare te dialogut Kosove Serbi aq te zellshem per te komentuar e sanksionuar Kosoven dhe Albin Kurtin padrejtesisht si mundet te rrine te heshtur dhe nuk mbajne asnje qendrim per te denuar pozicionimin prorus, kunder njohjes se Kosoves dhe minues per dialogun Kosove Serbi, qe ne menyre te papranueshem dhe te paimagjinueshem Vuçiç mbajti publikisht ne OKB.

Heshtja e negociatoreve nderkombetare e perkeqeson dukshem objektivitetin dhe paanshmerine e tyre qe edhe aktualisht eshte e kompromentuar.

Vuçiç foli, ndersa Rama dhe ndekombetaret heshten kjo shpjegon gjithshka.

 Perfundimi eshte shume i qarte:

Kosova dhe Albin Kurti jane ne rrugen e duhur te parimeve, te mbrojtjes se integritetit te Kosoves dhe te euroatlantizmit.

Ndersa te tjeret e kane humbur rrugen ca me qellim si Edi Rama dhe ca te tjere nga pafuqia, por ne çdo rast jane te detyruar te rigjejne rrugen e drejte, qe te çon vetem kah perendimi.

Më të lexuarat