BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x
BREAKING NEWS

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça eksportoi të dhënat e sistemit TIMS, Karamuço zbardh detajet e fundit, futen në lojë edhe amerikanët

Ja pse Rrumbullaku gënjeu kryeministrin Rama dhe si Ervin Muça
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x

Politike

Raporti i INSTAT për rritjen ekonomike/ "Këtë duhet të ndryshojmë", Tabaku reagon ashpër: Modeli i kalbur ekonomik nuk pasuron shqiptarët, as me...

Raporti i INSTAT për rritjen ekonomike/ "Këtë duhet të

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një postim në Facebook ka analizuar raportin e INSTAT në lidhje me rritjen ekonomike të vendit që ishte në 3.38% duke qenë shumë më poshtë se sa pritshmëritë e FMN dhe qeverisë për vitin 2023

Sipas deputetes demokrate, ndonëse Shqipëria u vizitua nga 10 milionë turistë sërish shqiptarët nuk janë më të pasur në 2023.

Ajo u shpreh se të dhënat e INSTAT tregojnë që sektori i bujqësisë është me rënie për të tretin vit radhazi dhe se sektori i Industrisë është gjithashtu me rënie ndërsa i vetmi sektor në rritje është ndërtimi.

Tabaku theksoi se arsyeja përse shqiptarët nuk kanë sot më shumë të ardhura në xhepin e tyre është si pasojë e një sistemi të kalbur të korrupsionit, favoreve ligjore dhe ato fiskale që taksojnë 95% të shqiptarëve me barrën më të madhe mbi shtresën e mesme dhe u japin favore një pakice.

“Shqipëria e 2023 ishte ajo e 10 milionë turistëve. A u reflektua ky numër turistësh në ekonomi? Në bizneset e shqiptarëve dhe xhepin e qytetarëve? Përgjigja sigurisht që është jo! Të dhënat e INSTAT të publikuara pak ditë më parë tregojnë që sektori i bujqësisë është me 3% rënie dhe është pothuajse i 3 vit radhazi. Sektori industrisë është me rënie dhe i vetmi sektor me rritje është ndërtimi pothuajse 10%.

Kjo reflekton modelin e kalbur ekonomik pa asnjë vizion, pa asnjë drejtim. Këtë modelin ekonomik që sponsorizon ligje në parlament, që i jep favore 5% të qytetarëve, që e shpërndan pasurinë në 5% të qytetarëve dhe nga ana tjetër 95% e qytetarëve që paguajnë taksa, shtresa e mesme e mbitaksuar, 300 mijë femreët që punojnë dhe robtohen gjithë vitin nuk arrijnë të marrin asnjë përfitim edhe në rastin kur Shqipëria ka një numër të lartë turistësh si 10 milionë. Këtë duhet të ndryshojmë! Këtë model që favorizon pakicën e që dëmton shumicën.”

 

Më të lexuarat