BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Politike

Raporti i S&P për Shqipërinë, reagon Ministri Ervin Mete

Raporti i S&P për Shqipërinë, reagon Ministri Ervin Mete

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, ka reaguar pas njoftimit të kësaj ministrie, sipas të cilës, “S&P rishikon perspektivën e Shqipërisë nga “Të qëndrueshme” në “Pozitive”, si dhe konfirmon vlerësimin ‘B+’”.

Përmes një reagimi në Facebook, Mete shprehuet se ky përmirësim hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

Ai shtoi se ky përmirësim shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare.

????Lajm i mirë rishikimi në ngritje i agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit Standard&Poor’s, nga perspektivë “e qëndrueshme” në “pozitive”, duke konfirmuar vlerësimin B+.

????Ky përmirësim i vlerësimit, pas gati 7 vjetësh, i shërben bankave dhe investitorëve, si dhe bizneseve brenda dhe jashtë vendit për të vlerësuar aftësinë kreditore të Shqipërisë, duke pasur kështu një ndikim në uljen e kostove të huamarrjes.

????Ai është një tregues i forcimit të qëndrueshmërisë së financave publike, menaxhimit të kujdesshëm fiskal dhe përpjekjeve pozitive në ndjekjen e reformave strukturore dhe integrimit evropian.

????????Ky përmirësim rrit pozicionin e Shqipërisë në tregjet financiare globale dhe hap mundësi të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

????Ai shërben gjithashtu si një shenjë besimi nga komuniteti ndërkombëtar në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së ekonomisë shqiptare.

Njoftimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave:

S&P rishikon perspektivën e Shqipërisë nga “Të qëndrueshme” në “Pozitive”, si dhe konfirmon vlerësimin “B+”

Më 22 Shtator 2023, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) ka rishikuar për lart perspektivën e saj për Shqipërinë nga “perspektivë e qëndrueshme”, tashmë në “perspektivë pozitive”. Në të njëjtën kohë, agjencia ka ri-konfirmuar vlerësimin e vendit në “B+”.

“Perspektiva pozitive” sipas agjencisë pasqyron pikëpamjen e saj se parametrat fiskale të vendit do të vijojnë të përmirësohen përtej pritshmërive të agjencisë, nëpërmjet përpjekjeve të qeverisë për të konsoliduar financat publike. Për më tepër, pavarësisht një ngadalësimi të partnerit kryesor tregtar të vendit, BE-së, agjencia parashikon që parametrat e pozicionit të jashtëm të Shqipërisë mund të përmirësohen më shumë se ç’pritej, ndërsa ekonomia globale rimëkëmbet dhe sektori shqiptar i turizmit vazhdon të zgjerohet.

Agjencia parashikon se pas një moderimi të rritjes për këtë vit në 3%, kryesisht për shkak të kërkesës së huaj më të ulët nga Evropa, rritja pritet të rimarrë shpejtësi pas vitit aktual 2023, duke u mbështetur edhe në lehtësimin e kushteve financiare dhe rritjen e aktivitetit ekonomik global.

Agjencia thekson se vitet e fundit, Shqipëria është përballur me një sërë goditjesh, përfshirë një tërmet në vitin 2019. Pavarësisht kësaj, qeveria ka bërë përpjekje të forta për të konsoliduar financat publike. Si rezultat, agjencia pret që defiçiti buxhetor të konvergojë në rreth 2% të PBB deri në vitin 2026 dhe borxhi publik të reduktohet në 58.3% në 2026 nga 64.5% që rezultoi në 2022, duke qenë në përputhje me rregullat fiskale të balancës primare dhe të reduktimit të borxhit publik të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit (OBL). Megjithatë, agjencia vëren se konsolidimi fiskal do të varet edhe nga rimëkëmbja e qëndrueshme e rritjes ekonomike dhe vijimësia e reformave strukturore.

Agjencia vëren se inflacioni ka rënë, duke arritur në 4% në gusht, në rënie të ndjeshme nga 7.2% që rezultonte në janar, si dhe ajo parashikon që inflacioni do të jetë mesatarisht 4.7% për vitin 2023, pastaj do të bjerë gradualisht në nivelin e targetuar prej 3%, në sajë edhe të forcimit të lekut.

Duke pasur parasysh mungesën e mosmarrëveshjeve dypalëshe dhe gjeografike të Shqipërisë, mbështetjen e saj të fuqishme të brendshme për BE-në dhe shumicën parlamentare të qeverisë, e cila lehtëson kalimin e reformave, agjencia beson se vendi është i mirëpozicionuar për të përparuar në ofertën e tij për anëtarësim në BE, pa pengesa të mëdha të jashtme.