BREAKING NEWS

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në tragjedi, 24-vjeçari vrau nënën 4 ditë pasi u rikthyen në Shqipëri

Detaje të reja nga ngjarja në Përmet/ Pushimet kthehen në
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes
x
BREAKING NEWS

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen e konfliktit dhe i kërkojnë Vuçiçit të ulë tensionet

Shtëpia e Bardhë përshëndet Albin Kurtin për zgjidhjen
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë, çfarë misteri fsheh vizita e tij?

Udhëtimi sekret i shefit të CIA-s në Kinë,
x
BREAKING NEWS

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e tij

Tronditëse në Përmet, 24-vjeçari vret nënën e
x
BREAKING NEWS

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit, kinezët provokojnë amerikanët

Shmanget konflikti i shekullit, tension në ngushticën e Tajvanit,
x
BREAKING NEWS

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin

Joe Biden nënshkruan marrëveshjen e borxhit, SHBA shmang falimentimin
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x

Politike

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin”/ Berisha prezanton kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, ja EMRI

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kamza hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama dhe ministrave të tij, duke thënë se hanë dreka dhe darka 10 mijë dollarë dhe nuk duan t’ia dinë për qytetarët.

Berisha akuza hodhi edhe ndaj kryebashkiakut aktual të Kamzës, Rakip Sulit për të cilin tha se është korporatë hajdutërie dhe se për të marrë një leje ndërtimi duhet të takohesh me vëllain e tij.

Teksa prezantoi kandidatin për kryetar bashkie në Kamzë, Arjan Hoxha, Berisha u shpreh se “koha do na ndëshkojë nëse ne nuk përdorim votën tonë kundër këtyre hajdutëve”.

“Regjimi i Edi Ramës duhet të përfundojë aty ku e ka vendin. Këta janë një grup hajdutesh, të pamëshirë që ju urrejnë ju, urrejnë qytetarët për faktin e vetëm se i vjedhin dhe kanë vendosur me qytetarin atë raport që ka hajduti me viktimën e tij që e vjedh.

Rama nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore. Një njeri që udhëton me avion me dhomë gjumi që shpenzon 22 mln dollarë me avion, një njeri që blen vazon për oborrin e tij 4 mln euro. Një njeri që në 2/3 e mbledhjeve të qeverisë nuk shkon fare sepse punon me majoneta, me kukulla.

Ky njeri nuk ka lidhje me shqiptarët! Çfarë lidhje kanë ministrat e tij që vjedhin nga mëngjesi në darkë. Ulen në dreka dhe darka me 10 mijë dollarë darkën dhe 1 mijë dollarë biftekun. Këta janë hajdutë të transformuar. Është turp ti mbajmë këta

Flamur Noka ka bërë një gabim te madh, ka fyer çdo bari në Shqipëri duke e krahasuar Rakipin me ta. Flamur të garantoj që çdo çoban i këtij vendi është 10 herë më i ndershëm se Rakip Suli, i cili vetë me sekserët e tij, shko të marrësh një leje ndërtimi duhet të takosh vëllain Rakipit pastaj merr lejen, duhet të paguash aty.

Po ashtu, shko tek Edi Rama, por duhet të takosh Olsin se pa Olsin nuk zgjidhet dhe të kuptohet sa paguan. Rakip Suli është korporatë hajdutërie”, tha Berisha.

Më të lexuarat