Gazetari Armand Maho, i ftuar në një emision televiziv, ka folur për skandalin e fundit që ka përfshirë familjen Rama, ku vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, në bazë të dokumetave të prokurorisë rezulton i përfshirë në dosjen ‘Xibraka’ dhe refuzimin e Edi Ramës për interpelancë të kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.
Sipas Mahos, fabrika e drogës në Xibrakë ishte ngritur me bekimin e qeverisë ku janë të përfshirë jo vetëm Olsi Rama dhe pinjolli i diktatorit Enver Hoxha, por edhe fëmijë deputetësh, e pronarë mediesh.
Sa i përket interpelancës së kërkuar nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gazetari u shpreh se ‘sa herë Rama e di që ka diçka të vërtetë jep përgjigje të gjata, me ofendime brenda, me bullizma’.
Maho: Lideri i PD mund të ketë folur 1-2 muaj mbrapa për arratisjen e Genci Xhixhës të ndihmuar nga Olsi Rama. Kjo dosje ka qënë e fshehur për shumë kohë. Për sa i përket pozicionit të Ramës, kjo kërkesa për interpelancë e Bardhi besoj se i bën nder atij. Ka të bëjë me një çështje që në 2016 akuzohet që në Xibrakë po ngrihet një fabrikë shtetërore e prodhimit të drogës.
Nuk ishte vetëm Olsi Ramës dhe pinjolli i Enver Hoxhës, kanë qënë fëmijë deputetësh pronarë mediesh, të implikuar aty dhe ndoshta dalin edhe ata persona të paidentifikuar.
Ishte një fabrikë me bekimin e qeverisë që u tentua të kopjohej edhe në Frakull. Edhe në Frakull merrej nëpërmjet plehut kimik dhe i nxirrej ekstrakti për lëndë narkotike.
Sa herë Rama e di që ka diçka të vërtetë jep përgjigje të gjata, me ofendime brenda, me bullizma. Rama sa herë është ngushtë tenton një çoroditje të opinionit publik me llafe të pavlera.
Unë të kërkoj për interpelancë ti thua të flasë SPAK. Interpelanca është gjë tjetër dhe provat e SPAK janë gjë tjetër. Interpelanca është për të sqaruar pozicionin tënd.