Kryedemokrati Lulzim Basha do të zhvillojë nesër një aktivitet paralel me Kuvendin që do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha
Ndërsa “tubimi” i ish-kryeministrit Sali Berisha do të mbahet në stadiumin “Air Albania”, Basha ka zgjedhur selinë blu për të përkujtuar 11 dhjetorin e 1990.
Lëvizja e Lulzim Bashës, shihet si një tentativë për të sfumuar aktivitetin e thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
“Demokracia u transformua nga një koncept në një ideal të pathyeshëm më 11 dhjetor 1990, në ditën kur vlerat dhe liria e shqiptarëve triumfuan mbi gjithçka. Le të kremtojmë sëbashku në këtë ditë të shënuar”, thuhet në ftesën e Lulzim Bashës për demokratët.