Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët, foli edhe për shkarkimin e ish-drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Berisha tha se ai u largua sepse denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit.
“Djemtë e rinj janë thjesht ushtarë, kurse bajlozët e mafies janë që të gjithë me pushtet të fuqishëm në institucionet e këtij vendi, duke filluar nga kreu i qeverisë, janë ministrat e tij.
Dy javë përpara u largua si në shpellat e mafies kryepolici i vendit, nuk kisha dëgjuar ndonjëherë se kishte lidhje me krimin, u largua sepse denoncoi lidhjet e krimit të ministrave, qeveritarëve dhe familjes së kryeministrit”, tha Berisha.