BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Shpërthimi i Metës ndaj SPAK/ “Gjuhë e papranueshme ”, Lapaj reagon ashpër: Nuk e ndikon fare institucionin, as kur janë nën akuzë nuk mund të flitet kështu, e vërteta është...

Shpërthimi i Metës ndaj SPAK/ “Gjuhë e papranueshme

Adriatik Lapaj nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” i ftuar në një emision televiziv ka komentuar deklaratat e fundit të ish-Presidentit Ilir Meta ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani.

Lapaj theksoi se gjuha e Metës ndaj një institucioni të lartë të drejtësisë është absolutisht e papranueshme duke marrë në konsideratë se kreu i Partisë së Lirisë ka mbajtur pozicionet më të lartë të shtetit shqiptar në karrierën e tij.

Sipas tij kritikat dhe anatemimi që i bëhet SPAK tregon se kjo strukturë është “e pakapur”, ndërsa shtoi se gjuha e Metës dhe Berishës ndaj drejtësisë nuk është problem i tyre me SPAK, por me “ata që i kthyen në ujqër me paratë e kombit shqiptar duke e vjedhur dhe që i lanë vetëm”.

“Zotëria në fjalë ka qenë kryeministër, president, kryetar i Parlamentit, ministër i ekonomisë, e shumë të tjera. Deputet për 30 vite. Një zyrtar shumë i lartë i shtetit. Gjuha e përdorur nga një  i tillë ndaj një institucioni të lartë të drejtësisë është absolutisht e papranueshme. Një gjuhë që nëse do e merrnim si një standart edhe për një njeri normal është e papranueshme. As kur janë nën akuzë nuk mund të flitet kështu. Ka qenë drejtuesi më i lartë në 30 vite, s’mund të përdorë atë gjuhë. Ajo nuk ndikon fare te institucioni përkatës.

Anatemimi që i bëhet strukturës së krijuar tregon që është e pakapur, ky është lajm i mirë. Gjuha e zotërisë nuk më duket problem me SPAK-un, por me këtë kategori molash që Meta e Berisha i morën nga anonimë, i bënë ministra, drejtora, etj. Pasi nga mola i kthyen në ujqër me paratë e kombit shqiptar duke e vjedhur përfundoi që i lanë vetëm. Ky është mallkimi i një populli të vjedhur.

E vërteta është që aktualisht në burg janë ministra dhe ish-ministra të qeverisë. Kjo s’do të thotë se është bërë sa duhet, duhet më shumë dhe besoj se SPAK duhet të hetojë Erion Veliajn, Edi Ramën për të gjitha që janë bërë”, u shpreh Lapaj.

 

Më të lexuarat