BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Reforma zgjedhore, Rithemelimi bën kërkesën e menjëhershme ndaj SPAK-ut

Reforma zgjedhore, Rithemelimi bën kërkesën e menjëhershme

PD e Rithemelimit ka dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me Reformën Zgjedhore. Ata kërkojnë ndër të tjera ngritjen e një task force të drejtuar nga SPAK për zgjedhjet.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, deklarohet se “PD angazhohet që, të kontribuojë për të bërë vërtet efektive ndalimet dhe sanksionet e përmbajtura në kornizën ligjore aktuale për keqpërdorimin e burimeve dhe resurseve shtetërore, shitblerjes së votës dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, nëpërmjet adoptimit të një mekanizmi të përhershëm mbikqyrës, por të pajisur me fuqi ekzekutive, me përbërje përfaqësues të prokurorisë së posaçme, prokurorisë së përgjithshme, përfaqësues të KQZ dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të drejtuar nga prokuroria e posaçme”.

Qëndrimi i plotë:

Duke konsideruar se: Problemet e zgjedhjeve në Shqipëri, sikurse evidentuar nga raportet e opozitës por mbi të gjitha nënvizuar me forcë nga Raportet përfundimtare të zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet për Kuvendin 2021 dhe zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore 2023, janë të një natyre tejet të rëndë dhe kërkojnë adresim të menjëhershëm nëpërmjet forcimit të mekanizmave ligjorë dhe rikthimit të garantimit të zgjedhjeve në krye të prioriteteve të agjencive ligjzbatuese.

Këto problematika të rënda, rikthejnë pas më shumë se 2 dekadash kryefjalën te fshehtësia dhe liria e votës, hartimi i listave korrekte të zgjedhjeve, keqpërdorimi i skajshëm i burimeve shtetërore dhe administratës publike nga partia në pushtet, etj.

Një reformë e vërtetë konsensuale zgjedhore mes mazhorancës dhe opozitës është thelbësore dhe parësore për stabilitetin demokratik. Është e favorshme për normalizimin e krizës politike që ka përfshirë parlamentin dhe politikën në Shqipëri.

Një reformë zgjedhore konsensuale në dekadën që përfshin 2002-2012, e kryer përmes komiteteve parlamentare dypartiake-opozitë, ka ofruar një kuadër ligjor të shëndoshë siç thuhet nga OSBE/ODIHR dhe ka përmirësuar vazhdimisht zgjedhjet. Një reformë e tillë konsensuale ishte në thelb të dy rotacioneve paqësore të pushtetit, në 2005 kur koalicioni i qendrës së djathtë i udhëhequr nga PD erdhi në pushtet dhe në 2013 kur një aleancë e udhëhequr nga socialistët mori detyrën.

Një komision dhe një proces reformash i besuar reciprokisht kanë ndihmuar shpesh në shterimin e konfliktit politik, në rritjen e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe si rezultat, në vitin 2013, zgjedhjet u hoqën nga lista e problemeve në lidhje me integrimin në BE.

Në kushtet e mësipërme Partia Demokratike angazhohet të kontribuojë aktivisht për adresimin e menjëhershëm të problematikave të rënda që ka procesi zgjedhor në Shqipëri nëpërmjet dhënies së kontributit dhe konsensusit në tryezën e Reformës Zgjedhore sapo të garantohen parakushtet minimale të një funksionimi normal të mekanizmit për të adresuar këtë reformë.

a) Procedurialisht nëpërmjet,

– Garantimit të gjithëpërfshirjes dhe përfaqësimit të drejtë të opozitës parlamentare në të;

– Garancive që vetëm produkti i dakordësuar i komisionit bipartisan të reformës zgjedhore do të diskutohet dhe eventualisht votohet në Kuvendin e Shqipërisë.

b) Substancialisht

– PD kërkon rikthimin te dakordësia e fundit e arritur nëpërmjet pozitës dhe opozitës ( 5 qershor 2020), për të cilin ka dhe një marrëveshje të firmosur nëpërmjet palëve dhe të mbështetur nga partnerët strategjikë dhe organizatat ndërkombëtare, e për pasojë zhbërjen e pasojave dhe ndryshimeve të njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor ( korrik dhe shtator 2020), posaçërisht për:

o rikthimin e koalicioneve me listë të përbërë ku secila parti antare e një koalicioni ka të drejtë të garojë me emrin e saj në fletën e votimit duke i dhënë zgjedhësit të drejtën të votojë për partinë që preferon, brenda koalicionit. Kjo formë koalicioni ka funksionuar me sukses dhe pa asnjë problem nga 2003-2020 dhe ka siguruar dy rotacione politike (2005 dhe 2009).

o Eleminimin e pabarazisë së votës dhe padrejtësisë së rezultatit që prodhuan ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe të Kodit Zgjedhor (korrik dhe shtator 2020) në sistemin zgjedhor.

o Partia Demokratike qëndron plotësisht për listat e hapura në përputhje me standartin e aplikuar nga shumica dërrmuese e mbi 90% të vendeve që përdorin listat e hapura.

– PD angazhohet të adresojë nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues dhe vecanërisht të forcimit të kornizës ligjore penale rekomandimet përfundimtare të ODIHR të përmbajtura në raportet 2021 dhe 2023, me fokus tek:

o Përfshirja e shtetit në zgjedhje, përdorimi i burimeve shtetërore dhe pushtetit normative në favor të partisë në pushtet;

o Shitblerja e votës dhe posaçerisht blerja e të drejtës së votës së zgjedhësit për të votuar duke i penguar të dalin në votim. Votimi i detyrueshëm siguron ushtrimin e plotë të së drejtës së votës (sipas shembujve të Greqisë, Belgjikës, Australisë).

o Cënimi i sekretit dhe lirisë së votës, veçanërisht nëpërmjet sistemit të patronazhimit, përdorimi të të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet institucioneve shtetërore, ushtrim i presionit para dhe gjatë ditës së votimit.

– PD angazhohet të kontribuojë që në një kohë sa më të shkurtër, të bëjë realitet votën e të gjithë shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit, aty ku ata banojnë, sipas detyrimeve aktuale që burojnë nga Kodi Zgjedhor, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 9 dhjetor 2022, me të njëjtat standarte dhe garanci si shtetasit që votojnë brenda vendit. Sistemi i votimit të shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë vendit duhet të thjeshtohet nga procedurat e rënduara të regjistrimit me qëllim shmangien e kontrollit dhe filtrave qeveritare. Sistemi i votimit për këtë kategori zgjedhësish duhet të jetë efikas dhe i paanshëm dhe nuk duhet të shërbejë për të ndikuar njëanshmërisht në rezultat.

– PD angazhohet që të analizojë me seriozitet problematikat serioze të shfaqura në zgjedhjet e fundit përsa i përket procesit të votmit dhe numërimit elektronik, me qëllim arritjen e një vendimarrje përfundimtare e cila di t’i japë fund fazës hibride të pilotimit të tij në disa zona, nëpërmjet shtrirjes së tij në të gjithë vendin, ose heqjes dorë përfundimisht prej këtij sistemi. KQZ ka dështuar të zbatojë garancitë që ligji parashikon për zgjedhësin që të konfirmojë dhe hedhë votën në liri të plotë. Votimi nga persona të tretë dhe/ose operatorë teknikë të KQZ përbën vepër penale dhe ësht antikushtetues sipas jurisprudencës kushtetuese te 2002. Mungesa e një auditimi të pavarur të çertifikuar, pas tre pilotimesh nga viti 2021, cënon besimin në menaxhimin e votimit elektronik.

– PD angazhohet të rikthejë balancimin dhe besueshmërinë e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Zgjedhet e fundit kanë demonstruar kontroll politik të njëanshëm organeve kryesore të administrimit dhe drejtësisë zgjedhore, me pasojë refuzimin e ankesave të mbështetura në fakte dhe ligjërim të praktikav të paligjëshme në favor të partisë në pushtet, me pasoja të rënda mbi zgjedhjet.

– PD angazhohet qe të kontribuojë për të forcuar sanksionet penale për financimin e paligjshëm elektoral vecanërisht të atij me orgjinë të huaj me qëllim evitimin e infiltrimit të këtij lloj financimi në procesin zgjedhor dhe mbajtjes përgjegjës penalisht në mënyrë të drejtpërdrejtë, personave/ subjekteve që përfitojnë prej tij.

– PD angazhohet që, në përputhje me rekomandimin e parë prioritar të Raportit Final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 14 majit 2023, të kontribuojë për të bërë vërtet efektive ndalimet dhe sanksionet e përmbajtura në kornizën ligjore aktuale për keqpërdorimin e burimeve dhe resurseve shtetërore, shitblerjes së votës dhe keqpërdorimit të të dhënave personale, nëpërmjet adoptimit të një mekanizmi të përhershëm mbikqyrës, por të pajisur me fuqi ekzekutive, me përbërje përfaqësues të prokurorisë së posaçme, prokurorisë së përgjithshme, përfaqësues të KQZ dhe të agjencive të tjera ligjzbatuese, të drejtuar nga prokuroria e posaçme.

 

Më të lexuarat