BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Asociacioni, kusht për KiE? Ish ambasadori Prenkaj ngre shqetësimin: Si do të referohet Kosova nëse anëtarësohet

Asociacioni, kusht për KiE? Ish ambasadori Prenkaj ngre shqetësimin:

Një ditë më parë, asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Albert Prenkaj, ish ambasador i Kosovës, tha se kjo arritje nuk i atribuohet vetëm qeverisë aktuale të Kosovës. Në një lidhje live për një program televiziv, ai tha:

“Kosova nuk është duke përjetuar ndonjë shkëlqim apo simpati në arenën ndërkombëtare për shkak të dështimit të politikës së jashtme por mendoj se Kosova s’ka fare politikë të jashtme por precesi i anëtarësimit në KiE është i rëndësishëm për qytetarët dhe organizatat që operojnë në Kosovë. Kur flasim për të drejtat e njeriut, atëherë i ofrohet një mundësi e mirë qytetarëve që të realizojnë të drejtat e tyre. Dje pamë hapin e dytë të procesit të anëtarësimit në KiE, nuk i duhen dhënë meritat vetëm kësaj qeverie por duhet parë në një kohëzgjatje më të gjerë sepse të gjitha qeveritë e mëhershem dhe diplomacia e Kosovës së bashku me të Shqipërisë dhe të shteteve mike janë përpjekur të bëjnë hapat e duhur drejt këtij procesi vite më parë, Kosova është pranuar në komisionin e Venecias dhe dërgon ligje për të marrë mendime në komisionin e Evropës.”, tha ish Prenkaj.

Ndërkohë, i pyetur nëse a do të ketë presion nga BE për hedhjen e hapit të mëtejshëm për draftin e asociacionit, Prenkaj tha:

“Sa i përket asociacionit, kushtit që të themelohet që është një nga pikat e marrëveshjes së 2023 është e qartë se në Strasburg ka patur presione nga vendet anëtare të QUINT, që janë bërë anëtare të asamblesë parlamentare që te trajtohet asociacioni si një nga pikat që kushtëzon procedimin e mëtejshëm në KiE. Dimë që ka qenë një amendament aty nga përfaqësuesit e Italisë, që më pas u hoq, kemi përcjellë edhe seancën e asamblesë me të gjitha amendamentet e kërkuara, pra kemi pasur insistim që të kushtëzohet procedimi drejt anëtarësimit por kjo kaloi me këtë numër të votave.”

Për votën kundër të Malit të Zi, Prenkaj shtoi:

“Një qeveri e cila edhe kësaj radhe është element pro serb, megjithëse kemi edhe koalicionin e partive shqiptare është e habitshme që përfaqësuesi i Malit të Zi të votojë kundër dhe kësisoj të tregojë një lloj animoziteti ndaj qeverisë së Kosovës edhe përkundër deklaratave publike të nivelit të lartë të Malit të Zi që ishte pozitiv.”

Ndërkaq, ai përmendi edhe një shqetësim se si do të referohet Kosova nëse anëtarësohet në KiE.

“Nëse shohim votat kundër dhe abstenimet, mund të konstatoj se kemi problem në komunikimit të diplomacisë së Kurtit me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, bashkësinë evropiane dhe SHBA, Kosova nuk ka politikë të jashtme, ka një person që komunikon me komunitetin ndërkombëtar sipas qejfeve dhe tekeve dhe si rezultat kemi një latencë totale të politikës së jashtme të Kosovës. Dua të theksoj se Kosova në KiE trajtohet me fusnotë që përmban në vetvete vetëm rezolutën 1244 dhe jo GJND, si marrëveshja për përfaqësim rajonal dhe në KiE shtrohet pyetja se si do të futet Kosova si entitet politik, është shqetësim i imi që ia kam borxh publikut.”

 

Më të lexuarat