Deputeti i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari përmes një deklarate për mediat theksoi se zyrtarët e lartë të Bashkisë së Tiranës Taulant Tusha dhe Namik Simixhi, që u arrestuan mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK, dhe pas hetimeve për incineratorin e Tiranës, kanë zbatuar urdhërat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kanë vepruar në bashkëpunim me të.
DEKLARATA E PLOTË E ENDRIT BRAIMLLARIT
Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor i megaaferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.
Erion Veliaj është ideatori dhe projektuesi i këtij operacioni korruptiv i kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
Erion Veliaj me firmën e tij dhe duke marrë kompentencat e këshillit bashkiak në kundërshtim i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit të Tiranës.