BREAKING NEWS

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe në kërkim më të fortët e vendit, goditen politikanë, ish-drejtorë edhe punonjës të Policisë së Shtetit, futen në lojë dhe ndërkombëtarët, zbardhen vrasje të bujshme, gjenden para e flori në b...

SPAK trondit elitën e krimit të organizuar, të arrestuar dhe
x
BREAKING NEWS

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit në aksionin “blic” të SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit

Ja si Altin Dumani shmangu nga frika e dekonspirimit drejtuesit më të
x
BREAKING NEWS

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do të bëhet nga SPAK, Ervin Karamuço tregon të pathënat e operacionit më të madh që është bërë ndonjëherë në Shqipëri

Priten të tjera arrestime “VIP”, ja goditja e madhe që do
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës në Zelandë të Re, Angli, Itali, Zvicër dhe Qipro dhe detajet e forta nga skema e pastrimit të parave të presidentit të Partisë së Lirisë me ish-ministrin e Transporteve dhe shoferin e Janull...

Idajet Beqiri: Ja kush ia ka çuar valixhet me para Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për të grabitur të dhënat e sistemit “TIMS”, gazetarja Klodiana Lala nxjerr detaje të bujshme nga skandali që tronditi Policinë e Shtetit dhe zbulon personin që refuzoi t’i jepte ish-drejtorit të IT kode...

Ervin Muça u financua nga persona të pushtetshëm për
x
BREAKING NEWS

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas dëshmisë për inceneratorët, te lëshimi i të gjithë bashkëpunëtorëve në “gojën” e SPAK dhe zhvillimet që do të ndodhin për dosjen “Xibraka”, ja çfarë e pret Gazment Bardhin dhe Olsi Ram...

Edi Rama flet hapur, nga detajet e telefonatës me Erion Veliajn pas
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë
x
BREAKING NEWS

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si dre...

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen
x

Politike

Sulmi kiberneti ndaj Shqipërisë, Karamuço ngre alarmin: Kanë rrjedhur sekrete shtetërore, situata në nivele të rrezikshme, po tentohet të...

Sulmi kiberneti ndaj Shqipërisë, Karamuço ngre alarmin:

Hakerat iranianë kanë publikuar të tjera të dhëna të marra nga sistemet e Policisë shqiptare që konsiderohen mjaft sensitive.

Ata kanë nxjerrë të gjithë informacionin policor për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, nga veprat më të rënda e deri tek më të lehtat. Në to përfshihen emrat, fotot dhe të dhënat e mbi 100 mijë personave.

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv u shpreh se listat e publikuara nuk janë sipas formateve të Policisë së Shtetit. Sipas tij, janë manipuluar si lista për të shkaktuar debat dhe përplasje publike.

Karamuço: Nuk janë skedarë. Në momentin që i kemi analizuar na ka shkuar mendja që ishin pjesë e MEMEX, aty bëhet fjalë për 100 mijë persona. Kjo ishte shumë masive. Nuk janë sipas formateve të policisë së shtetit. Ka nisur një hetim. Mund të jenë ose të manipuluara si skedarë nga vetë ata ose mund të jenë disa lloj skedarësh që përdoren kur ti merr një pasaportë. Janë manipuluar si lista për të nxjerrë disa prej tyre që të krijojnë një debat publik. Qëllimi i tyre është frika, terrori dhe sidomos përplasja e personazheve të medias me ata të politikës.

Karamuço theksoi se qytetarët duhet të dinë se sa të mbrojtur janë. Madje shtoi se publikimi i të dhënave në mënyrë të përsëritur tregon paaftësinë e institucioneve për të vepruar.

Karamuço: Këtu po flasim a ka sekrete shtetërore që kanë rrjedhur? Po ka. Kemi parë se si janë publikuar përmes shkresave, e-mailive. Të dhënat sensitive janë të dhëna personale që nuk duhet të shpërndahen pa pëlqimin tonë personal. Ajo që duhet të dimë nga institucionet shqiptare është se sa i mbrojtur është qytetari sot, ku ndodhen sot të dhënat, pse nuk po i heton, pse nuk po i bllokon këto faqe. Mënyra se si këta arrijnë çdo javë nxjerrin të dhëna sensitive do të thotë se ne nuk jemi të aftë të mbyllim Telegramin ose pjesë të saj, do të thotë që jemi përballë disa armiqve, jo përballë një armiku. Nuk ka transparencë për dëmin e plotë. E bëjnë vetëm për të krijuar një reaksion, për të krijuar tensione sepse qëllimi kryesor i tyre është të krijojnë destabilizim.

Por sa e rrezikuar është Shqipëria nga sulmet terroriste me anë të droneve. Karamuço deklaroi se kjo është e pamundur, pasi dronet nga Irani duhet të kalojnë përmes 3 shteteve të NATO-s që të mbërrijnë në Shqipëri. Kjo do të bënte të mundur menjëherë gjurmimin e tyre nga dronet e NATO-s.

Karamuço: Është e pamundur, edhe kjo është në kuadër të luftës psikologjike. Është e parë se çfarë aftësish kanë ata me dy llojet e droneve që kanë sot. Të dyja llojet e droneve që kanë mund të fluturojnë në ajër për 24 orë, por distanca është 2400 kilometra nga Irani. E kanë të pamundur. Minimalisht kalon nëpër 3 shtete të tjera anëtare të NATO-s që kanë dronët e tyre. Ne jemi të mbrojtur nga kjo. Situata është në nivele të rrezikshme jo vetëm në Shqipëri por në gjithë rajonin. Duhet parë më shumë seriozitet dhe duhen qetësuar qytetarët.

Më të lexuarat