Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho përmes një interviste televizive foli mbi taksimin e profesioneve të lira prej 1 janarit dhe dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese, e sheh si goditje të shtresës së mesme dhe të vetëpunësuarve.
Xhixho thekson se ne kemi qenë totalisht kundër që kur ky projektligj u diskutua në parlament.
Preket shtresa e mesme, goditet si një taksë shpopullimi, kur edhe BERZH thotë se shpopullimi vjen prej keqqeverisjes.
Ti nuk merr masa se pse kjo shtresë e mesme po largohet.
Ty po të largohen intelektualët dhe profesionistët dhe në këtë moment në vend që të besh incentiva që të rrinë në Shqipëri, ti vendos dhe një taksë prej 23%.
Goditet një shtresë e mesme, janë të pa lajmëruar dhe ti vendos një taksë arbitrare, pa e përshkallëzuar minimalisht, sepse ti ke probleme si shtet në mbledhjen e të ardhurave, por nuk mund t’ia atribuosh shtresës së mesme dhe bizneseve të vogla apo të vetëpunësuar.
Gjithashtu Xhixho tha se opozita po e godet ligjin duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese, duke nënvizuar se mungesa e investimeve të huaja vjen pikërisht nga mungesa e sigurisë juridike.
Ti i çon bizneset dhe jo vetëm profesionistët e lirë në një pasiguri juridike. Është totalisht diskriminues, se profesionistëve të lirë u jep një vendimmarrje që në 1 janar 2024.
Ti takson sot dijen, ti nuk takson oligarkët, por takson dijen, se profesionistët e lirë si IT, mjekë, doktorë, ti e takson me një taksim jashtëzakonisht të madh dhe këtë nuk e bën me një diskutim publik, por e bën me një vendimmarrje arbitrare.
Kështu që dërgimi në Gjykatë Kushtetuese dhe shfuqizimi i këtij ligji është një lajm i mirë.
Ti po i takson njerëzit me atë që kanë arritur me dijen e tyre.