
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

"Të presim thesin e lekëve në kurriz?" Gazetari zbardh detaje për akuzat e Ahmetajt: Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin.
Në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga tha se mund të ndjekë rrugën e arratisjes si ish-kryprokurori Adriatik Llalla ose të zgjedhë përballjen me drejtësinë si Saimir Tahiri. Po ashtu, Doci u shpreh se ka dyshime që Ahmetaj të ketë korruptuar ILDKPI nga fakti që ka shumë pasuri të padeklaruara.
Ndërsa avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.
Përparim Çaça: Më duket se SPAK po tregohet shumë i kujdesshëm. Shihet sikur ka nisur pranvera e vetmisë së madhe. Duket sikur të gjithë e kanë lëshuar, kryeministri, partia e vet, mediat, por ndoshta edhe opinion publik. Të gjithë sikur duan të arrestohet Tigri i korrupsionit. Ne e dimë që nuk mjafton vetëm dëshira. Nuk e dimë se sa komprometuese janë provat që të kemi një arrest. Deri tani e shoh thjesht si hapje. Unë besoj që kujdesi duhet për SPAK. Të gjithë ata që duan punë në shtet mendojnë se në post shtetëror kanë përfitime, duhet të mendohen 2 herë. Askush nuk është i qetë tashmë. Përflitet se është çështje orësh arrestimi i Ahmetajt. Nuk shikoj të akuzohet për diçka konkrete. Po kërkojmë kudo si të gjejmë një mënyrë për të parë nëse ka shkelur ligjin apo jo. Duhet të përmendim dhjetëra penale për të gjetur nëse mund ta kapim një. Që të kërkohet masë sigurie duhet të kemi arsyetim që të bazohet në prova.
Adriatik Doçi: Po çfarë duhet të bëjmë, të presim thesin e lekëve në kurriz? Ka firmosur në 14 prill 2014 për inceneratorët. Do ta vlerësojë gjykata. Edhe nëse i ka marrë si dhurata, duhet t’i deklarojë në ILDKP. Pastrimi i parave, vilat çfarë janë këto? Nuk janë pastrim parash dhe korrupsion. Ku është burimi? Akuzat janë të rënda dhe kolegët e tij për këto akuza janë në burg dhe unë mendoj që ditët në vijim SPAK do të kërkojë heqjen e imunitetit. Do kemi dhe kontroll të banesave që posedon në emër të tij, që janë 2-3, të tjerat i ka në emër të familjarëve dhe biznesmenëve dhe mendoj që do të kemi masë arresti ndaj Arbën Ahmetajt. Mund të ndjekë edhe rrugën e arratisjes si Adriatik Llalla ose do të përballet me drejtësinë si Saimir Tahiri.
Avokati Saimir Vishaj thotë se e gjithë historia e Arben Ahmetajt nis tek ish zyrtarja Alda Klosi dhe te pastruesja e saj, në banesën e së cilës u gjetën 500 mijë euro. Sipas Vishajt, shqiptarëve u intereson ku do të shkojë shuma e parave jo nëse do të arrestohet Ahmetaj.
“Një ministër nuk përgjigjet për shpërdorim detyre, ose për korrupsion, trafikim. Historia fillon që nga tubi i sobës të pastrueses. Aty nis produkti i veprës penale. Ne na intereson ato 500 mijë euro nëse SPAK i kalon për konfiskim, t’i kalojë për pensionistët. Shqiptarëve u intereson ku shkon paraja, jo nëse arrestohet Arben Ahmetaj”, tha Vishaj.
Më të lexuarat


A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Në Kamzë kanë ndodhur çudira”/ Sekretari për çështje zgjedhore në PD zbulon skemën si janë vjedhur votat: Kanë futur duart operatorët dhe...

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

“Arrestimi, luftë personale e Ramës”/ Analisti i njohur rendit arsyet pse burgosja e Belerit nuk është luftë kundër krimeve zgjedhore

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama vihet në "siklet" pas pyetjes së Fevziut

“Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”/ Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama zbulon si qëndron e vërteta

“Nuk jam babai i Kosovës”/ Situata në veri, Rama: Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar konsulencë nga Shqipëria

Sali Berisha publikon videon gjatë zgjedhjeve të 14 majit: Një operator ka votuar 130 herë
