BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x

Politike

Vizita e Zelenskyt në Tiranë/ DW: Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën

Vizita e Zelenskyt në Tiranë/ DW: Shqipëria qëndron krah

Zelensky do të jetë i pranishëm në ditën e parë të Samitit dyditor të Paqes që mbahet në Tiranë, dita e parë e të cilit i dedikohet tërësisht Ukrainës dhe situatës së luftës, prej agresionit rus më 24 shkurt 2022.

Fillimisht Zelensky do të mikpritet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim kokë më kokë, që do të pasohet nga firmosja e marrëveshjeve mes dy shteteve. Më pas ata do t'i drejtohen Pallatit të Kongreseve, për t'iu bashkuar liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore. Sipas agjendës zyrtare, dita e parë e punimeve të Samitit të Paqes do të përfundojë me një konferencë të përbashkët për mediat mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelensky, në orën 13:30.

Mbështetje dhe solidaritet me popullin ukrainas

Ardhja e presidentit ukrainas gjatë Samitit të Paqes në Tiranë ishte njoftuar më herët nga kryeministri shqiptar, duke e cilësuar një shprehje të mbështetjes dhe solidaritetit me popullin ukrainas. "Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën së bashku me të gjithë aleatët që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja," është shprehur Rama.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kanë konfirmuar se do t'u bashkohen punimeve të Samitit. Po ashtu pjesë e Samitit do të jetë edhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, përmes një video-mesazhi.

Masa të rrepta sigurie

Në kryeqytetin shqiptar janë mbyllur përgatitjet e fundit për Samitin dyditor që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Policia e Shtetit ka njoftuar për masa të rrepta sigurie dhe bllokim të rrugëve. Në terren do të jenë të angazhuara rreth 1.500 forca policie, përfshirë Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA. Po ashtu në terren do të zbresin grupet antieksploziv, të cilët do të vëzhgojnë rrugët kryesore dhe do të kenë në mbikëqyrje të gjithë perimetrin e sigurisë.

Për të garantuar mbarëvajtjen e Samitit, do të ketë bllokime dhe devijime të disa akseve interurbane dhe urbane të kryeqytetit, që përkojnë me zonat ku do të zhvillohen takimet.

Masat e rrepta do të vijojnë edhe gjatë ditës së dytë të Samitit të Paqes, që do të mbahet të enjten, më 29 shkurt. Në fokus të tij do të jetë Plani i Rritjes dhe i Konvergjencës.

 

Më të lexuarat