
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

“Vrau të moshuarën dhe i mori tokën”, zbulon 'pazaret' e Ramës me Pëllumb Gjokën: Ja si biznesmeni arriti të grabisë 300 mijë metër katrorë në Velipojë

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Shtator 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot një takim me bizneset në Kukës, ndërsa shoqërohet nga kandidati për kryebashiak për këtë qytet, Emri Vata. Ai sulmoi biznesmenin e arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza, Pëllumb Gjoka.
Berisha tha se përmes shoqërisë me Ramën, Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë paligjshmërisht në Velipojë
“Po e përsëris, bëmë një ligj në vitin 2013, ku përjashtuam tetë vite nga taksat të gjithë ata që investojnë në turizmin malor. Në atë kohë dhe në vazhdim, vendosëm të ndërtojmë të gjitha rrugët që të çojnë drejt zonave turistike malore, nga Çajupi deri në Valbonë, Theth e Tamarë. Në mënyrë armiqësore, akti i parë, qeveria e Edi Rramës anuloi atë ligj. Po tani të shkosh të investosh te Kroi i Bardhë, që është një nga zonat më mahnitëse, kostoja e investimit është 50 përqind më e lartë se në Kukës dhe 100 përqind më e lartë se në Durrës. Ne nuk e bëmë për bujari atë ligj, por ata që shkojnë dhe investojnë atje, duhet t’u japësh një kohë të nxjerrin fitimin dhe pas tetë vitesh të paguajnë taksat. U hoq ai ligj dhe u zëvendësua me ligjin e investimeve strategjike, le ta quajmë Ligjin Gjoka, ky bandit që ka marrë titullin e investitorit strategjik në Velipojë. Shumë nga investitorët strategjikë të Ramës janë Pëllumb Gjoka të tjerë, marrin një thes me euro droge, shkojnë dhe marrin 200 mijë, 300 mijë euro. Pëllumb Gjoka ka marrë 300 mijë metër katrorë në Velipojë, e vrau të moshuarën 90 vjeç dhe i mori tokën me Edi Ramën. Dhe përjashtohet nga taksat dhe detyrimet dhe ndërton parajsën e tij të tërën mbi drogën, kurse këtu, të gjitha këto mrekulli të vërteta të natyrës, mbeten në një kohë tmerrësisht të ngadaltë, me investime shumë të rralla, pavarësisht se rruga ka shkuar. Por qeveria, në vend që të financojë dhe të subvencionojë investimet, ajo përqendrohet në bllokimin dhe mbytjen e tyre. E njëjta gjë mund të thuhet për mineralet. E njëjta gjë me taksat.
Kukësi, Kruma, Tropoja, duhet të kenë detyrim doganat te tuneli, në Fierzë, në Helshan. Pra, së bashku me zonat kufitare të Kosovës, këto duhet të jenë zona të lira. Pse? Sepse janë më të varfrat! Sepse qeveria duhet ët bëjë gjithçka për rimëkëmbjen e tyre. Këta kanë shpallur një marrëveshje që gjoja do e bënin këtë, por asgjë nuk bënë. Se ky siç e dini ju është i angazhuar në një betejë antikombëtare ndaj Kosovës. Sepse ky, i diskredituar në mbarë botën për aferat e tij, për aferën McGonigal, përpiqet të tundë flamurin e kozmopolitit, me të cilin kërkon të paraqitet si faktor stabiliteti apo paqeje. Po ai është flamur i rreckosur, që nuk ka asnjë vlerë. Ne qëndrojmë në përpjekjen tonë të madhe për zhvillimin e potencialit turistik në të gjithë qarkun e Kukësit, Dibrës dhe të gjithë zonat malore të Shqipërisë. Vendet e tjera jo vetëm që kanë subvencionuar, por kanë paguar banorët që të qëndrojnë aty ku janë. Zvicra u paguan banorët në të gjithë zonat malore. U paguan një shpërblim të përmuajshëm. Në mënyrë që të mbahet turizmi. Pra, ne do ndërtojmë një politikë për të nxitur me të gjitha mënyrat, zhvillimin e turizmit në të gjitha zonat malore. Ne do bëjmë çdo gjë për potencialet dhe përpunimin e tyre. Potencialet minerale të këtyre zonave dhe përpunimin e tyre sa më të mundshëm. Do bëjmë gjë që aq sa ka në profilin e tyre, pemtarinë dhe bujqësinë e blegtorinë, t’i subvencionojmë. Faktikisht ato po shkojnë drejt shkatërrimit.”, tha Berisha.
Më të lexuarat


“Shfaqja e ushtrisë serbe në veri të Kosovës, shfaqje që nxit tension”/ Rama reagon nga Kroacia dhe bën thirrje: E vetmja rrugë...

Bujqësia në vendnumëro, ja si përgjigjet Rama nga Kroacia për pezullimi i fondeve nga BE për programin IPARD

Kryeministri i Kroacisë jep lajmin e mirë: Do të bëhemi shtysë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërisë e fqinjëve në BE

E pazakontë/ Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë punon si kamerier në restorantin e tij, nuk do ta besoni kush është (Emri)

I përfolur në dosjen e korrupsionit, Beqaj “dhëmbë për dhëmbë” me demokratët në Komisionin e Ligjeve

Analiza e BIRN: Punësimet elektorale frynë administratën e bashkive përpara zgjedhjeve vendore

Nis viti i ri akademik, Tabaku: Arsimi universitar reflekton dështimet e reformave gjysmake

Deklaratat për vendosjen e KFOR-it në veri të Kosovës, Çollaku kërkon interpelancë me kryeministrin Rama

Grupi i Laert Haxhiut plan për eliminimin e prokuroreve, Balla flet pas takimit me kreun e KLP: Qeni që leh, s’të ha

"Solidarizohem me bojkotin e studentëve", Berisha 'shuplakë' ministrisë së Arsimit: Vendimi për Mjekësinë, akt totalitar dhe shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë
