Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po sfidon hapur Europën.
Komentet Vasili i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se europianët dobësinë e tyre ndaj Vuçiçit dhe tangos së tij me Moskën, nuk mund ta shkarkojnë te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili sipas tij, është një lider që sheh vetëm nga Perëndimi.
Ai i bëri thirrje Europës që të ndalë lojën ku po sulmohet Kosova, pasi sipas tij, kjo e dëmton Ballkanin dhe euro-atlantizmin.
Reagimi i Vasilit:
Serbia e semura pa sherim e Ballkanit!
Po keta europianet Vucicin Pro Putin e kane perballe ç’kerkojne nga Albin Kurti!
“Të gjithë mundohen të më japin mësime morali për gjithçka dhe të shpjegojnë se si dhe në çfarë mënyre duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë. Këtu jam unë, i cili ende ka njëfarë ndikimi në vendimmarrje në institucionet e Serbisë, ende nuk jam për këtë”.
Mesimet, moralin dhe sanksionet ndaj Putinit Europa i ka vendosur.
Pra Vucic sfidon hapur dhe pa skrupuj Europen.
Po çfare pretendime kane keta europianet ndaj nje euroatlantisti te vendosur si Albin Kurti.
Neqoftese ndihen te pafuqishem e te dobet ndaj Vucicit dhe tangos se tij me Mosken s’mundet kurrsesi shkarkojne dobesine e tyre dhe te anatemojne Albin Kurtin, qe eshte partneri natyral i tyre dhe qe sheh vetem nga perendimi.
Boll më me kete loje kuder Kosoves, qe e demton Ballkanin dhe euroatlantizmin per hir te mbeshtetjes pa rezultat te te semures se ballkanit qe eshte vetem e vetem Serbia e Vucicit.