BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Rajoni

Aleanca për Shqiptarët në qeveri? Nisin negociatat në Shkup, zbardhen me shpejtësi detajet e fundit

Aleanca për Shqiptarët në qeveri? Nisin negociatat në Shkup,

Maqedonia e Veriut do të nisë negociatat me faktorët vendas për të zgjeruar koalicionin qeverisës. Sipas "Alsat M", kryeministri Dimitar Kovaçevski do të takojë nesër kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të cilën zyrtarisht do ta ftojë në qeveri.

“Do të bisedojmë gjithashtu edhe për bashkëpunim të mundshëm dhe do të bisedojmë edhe për zgjidhje ligjore dhe programore të cilat do të mund ta avancojnë edhe kapacitetin e shtetit, kapacitetin e Kuvendit dhe sigurisht miratimin e atyre vendimeve që nënkuptojnë vazhdimin e rrugës evropiane dhe realizimin e qëllimit tonë, që në vitin 2030 të jemi vend anëtar i BE-së,”- tha Kovaçevski. Ndërkohë që nga ana tjetër, Tavari foli për një "pako" me kushte që do të kërkojë nga ana e kryeministrit Kovaçevski. 

“Pakoja e masave, të cilat i kemi propozuar do të jetë kërkesa kryesore, një prej pesë kërkesave kryesore që kemi. Nëse nuk janë të gatshëm atëherë unë mendoj së shpejti ne duhet t’i japim fund kësaj historie. Ose do të merremi vesh ose ne do të vazhdojmë në opozitë dhe do të veprojmë si kemi vepruar këto 7-8 vjet,”-shtoi Taravari.

Pjesë e ekipit të negociatorëve mësohet se do të jetë edhe Ziadin Sela, i cili gushtin e 2022-shit dha dorëheqjen nga drejtimi i kësaj partie opozitare pas disfatës së saj në zgjedhjet e 20 gushtit në Tetovë për asamblenë komunale. 

Gjasat për anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030 janë reale, sipas kryeministrit Dimitar Kovaçevski, prandaj ai fton të gjithë të tregojnë pjekuri për të shfrytëzuar momentin dhe për të bërë ndryshimet në Kushtetutë. Por sipas tij e gjitha mund të bëhet me atë që kryeministri e ka emëruar si "fronti-europian". 

Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.

Ndryshimet miratohen në Kuvend me dy të tretat, apo me 80 nga 120 votat e deputetëve. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 75 vota, sikur pjesë e Qeverisë të bëhej edhe Aleanca për Shqiptarët. Domethënë mungojnë edhe pesë vota, të cilat kërkohen nga radhët e opozitës maqedonase. Por, kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, tha se askush nuk ka marrë mandat në zgjedhje për ndryshimin e Kushtetutës.

Sipas tij, në zgjedhjet e fundit asnjë parti politike nuk e ka paraqitur si pjesë të programit të saj ndryshimin e Kushtetutës. Për këtë arsye Mickoski konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme.