BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Rajoni

“Do të intensifikohen veprimet”/ Serbia paralajmëron lëvizjen e papritur në Preshevë

“Do të intensifikohen veprimet”/ Serbia paralajmëron

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës. Gashiq deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë trafikuesit e njerëzve”, njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor. “Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e parregullt të emigrantëve në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem”, tha Gashiq në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

Policia serbe në fund të tetorit të vitit 2023 i intensifikoi veprimet pas të shtënave në qytetin Horgosh në kufi me Hungarinë, ku mbetën të vrarë tre emigrantë dhe u plagos një tjetër. Kjo ngjarje ndodhi pas njoftimeve pothuajse të përditshme të policisë për kryerjen e kontrolleve në lokacione të ndryshme, për sekuestrim të armëve dhe municioneve dhe për “zhvendosjen” e qindra personave nga kampet jozyrtare drejt Qendrave të Pritjes të Komisariatit të Serbisë për Refugjatët.

Raportimet për dhunë dhe konflikte të armatosura mes grupeve të trafikuesve në veri të Serbisë janë bërë më të shpeshta që nga vera e vitit 2022 dhe aktivistët kanë paralajmëruar se refugjatët janë viktima si të kontrabandistëve, ashtu edhe të bastisjeve të policisë dhe organizatave të ekstremit të djathtë. Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugën Ballkanike”, e cila, pavarësisht rrethojave, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, është rruga e dytë më aktive e refugjatëve, sipas raporteve të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare (FRONTEX).

Sipas vlerësimeve të Qendrës joqeveritare për Ndihmën e Emigrantëve dhe Azilkërkuesve, aktualisht në Serbi janë rreth 5.000 refugjatë. Sipas raportit të Komisariatit shtetëror për Refugjatët nga shtatori, në 16 kampe shtetërore janë strehuar rreth 2.300 persona, kryesisht nga Afganistani, Siria, Maroku dhe Pakistani.