BREAKING NEWS

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët, vjen sot në Tiranë Lord Dingeman,  trajnime prokurorëve të SPAK për pastrimin e parave dhe sekuestro pronave, ja emrat “VIP” të rrezikuar, zbardhet projekti b...

Londra aktivizon planin sekret për të zbuluar lidhjet e
x
BREAKING NEWS

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si bandat shtetërore të drejtuara nga gjenerali Agim Shehu na zunë pritë tek Ura e Dajlanit, Spartak Braho kujton dhunën e ’96-ës dhe zbulon bisedën brenda makinës me zyrtarin e lartë të PS...

Ja kush e dha urdhrin për të vrarë Servet Pëllumbin dhe si
x
BREAKING NEWS

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit ’96: Si u dhunuan, gjakosën dhe torturuan socialistët me urdhër të Sali Berishës, SPAK të hetojë ngjarjen

Bujar Çela e Petro Koçi rrëfejnë tmerrin e majit
x
BREAKING NEWS

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi, Berisha-Bardhi kundër rezolutës, por bëhen pjesë e komisionit special për të shpëtuar nga qelitë e SPAK

Pakti për të eliminuar Reformën në Drejtësi,
x
BREAKING NEWS

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK, i hapet rruga profesoreshës së njohur

Largohet njeriu që i doli kundër SHBA për zgjedhjen e Altin
x
BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x

Rajoni

Ish-presidenti slloven zbulon planet që ka për dialogun Kosovë-Serbi, nëse BE e përzgjedh si ndërmjetës

Ish-presidenti slloven zbulon planet që ka për dialogun

Ish-presidenti slloven Borut Pahor, i cili po synon pozitën që do ta lërë emisari Miroslav Lajçak në gusht, ka treguar pikëpamjen e tij se dialogu “ka ngecur për shkak të mungesës së besimit” dhe tha se ai ofron planin e tij për ta rikthyer besimin e tij.

I pyetur se çfarë do të ndryshojë në dialog në rast se merr pozitën e synuar dhe ku e sheh zgjidhjen, Pahor është përgjigjur se nuk mund ta thotë këtë tani, por se është i interesuar për postin e të dërguarit special të BE-së.

“Nuk mund ta them këtë tani, derisa të fillojë procesi. Unë kam vendosur të shkoj në atë proces dhe pastaj, nëse e pranojnë atë vendim, do të them dhe do të ofroj të gjitha referencat e mia, do të jap planin tim. Dialogu është në ngërç, ka mungesë besimi dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara me besim më të madh”, tha Pahor.

Ai theksoi se pa progres në dialog, as Kosova e as Serbia nuk mund të arrijnë asgjë për një të ardhme më të sigurt. I pyetur nëse është e mundur që i gjithë Ballkani Perëndimor të jetë në BE në vitin 2030, ai pranon se ndoshta nuk është e mundur, por pa optimizëm as 2050 nuk do të jetë as një vit realist.

“Optimizmi ka ekzistuar në vitin 2004, nuk ekziston sot. Prezantimi im në takim, kur thashë për vitin 2030, nuk u prit me duartrokitje, sepse askush nuk beson se as BE-ja dhe as vendet e rajonit nuk do të jenë gati në 2030. Por, nëse vazhdojmë kështu, atëherë rajoni nuk do të jetë në BE as në vitin 2050. Dhe koha po ikën”, tha Pahor në Lubjanë, ku Instituti i tij “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” organizoi një konferencë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në BE.

Për shkak të të gjitha sfidave gjeopolitike, si lufta në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme, paqja duhet të ruhet, tha ai.

“Le të mos bëjmë shaka. Ne jemi përgjigjka për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies së njerëzve në këtë pjesë të Europës. Vetëm zgjerimi i Bashkimit Europian është një garanci e qëndrueshme e paqes dhe sigurisë”, përfundoi Pahor.