BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Rajoni

Ministri i Jashtëm i izraelit bën deklaratën e fortë nga Shkupi: Hamasi është si IS-i, do ta eliminojmë

Ministri i Jashtëm i izraelit bën deklaratën e fortë  nga

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha se shteti i tij është i përkushtuar që të vazhdojë luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Këto komente ai i bëri para nisjes së takimit dyditor të Këshillit Ministror të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Kryediplomati Cohen tha se “7 tetori ishte një ditë tragjike për Izraelin dhe se për të gjitha vuajtjet e njerëzve në Gazë, murin e krijuar dhe pengjet e marra në Gazë, fajtor është Hamasi”. “Hamasi është si IS-i [grupi militant, Shteti Islamik]”, tha ministri Cohen në Shkup. Krahasime mes Hamasit dhe IS-it – grup që disa vjet më parë është mposhtur në Siri dhe Irak – kishte bërë më herët edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Deklaratat e Cohen vijnë në ditën kur Izraeli dhe Hamasi për herë të dytë u pajtuan të zgjasnin armëpushimin, që parasheh lirimin e pengjeve nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli. Marrëveshja fillestare e armëpushimit u arrit të premten, më 24 nëntor. Deri më tani, gjatë gjashtë ditëve të armëpushimit, 73 izraelitë janë liruar nga Hamasi, përfshirë edhe persona me shtetësi të dyfishtë. Po ashtu, janë liruar edhe 24 pengje, 23 tajlandezë dhe një filipinas.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se shteti i tij është i përkushtuar për lirimin e të gjitha pengjeve dhe eliminimin e Hamasit. “Krime të tilla nuk duhet të ndodhin askund në botë”, tha Cohen. Izraeli ka thënë se do të vazhdojë të mbajë armëpushimin deri kur Hamasi të ndalojë së liruari pengje, dhe pas kësaj Izraeli do të rinisë ofensivën e tij me qëllim që të shkatërrojë grupin radikal.