BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x
BREAKING NEWS

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me Moskën pyetet për afro katër orë në SPAK, a e ka fundosur Ralf Gjoni para prokurorëve çiftin më të akuzuar për korrupsion, ja akuzat dhe sulmet fizike ndaj tij nga ish-LSI

“Ura lidhëse” e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me
x
BREAKING NEWS

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, ish-presidenti po bën përpëlitjet e tij të fundit, ka nevojë urgjente për një konsultë me një psikiatër

Bardhyl Reso: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Berishës dhe
x
BREAKING NEWS

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si media ekstreme e majtë italiane u kthye në zëdhënëse të akuzave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit

Ja kush fshihet pas sulmeve të “RAI 3” ndaj Olsi Ramës, si
x
BREAKING NEWS

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë së Lirisë dhe ia bën të qartë se dy njerëz të një familjeje s’mund të qëndrojnë në parti, ja mesazhet e koduara

Silva Caka sulmon Monika Kryemadhin, flet për tradhti brenda Partisë
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x

Rajoni

Pas fermerëve, edhe taksistët 'zaptojnë arteriet' kryesore të Athinës, zbardhen kërkesat e tyre

Pas fermerëve, edhe taksistët 'zaptojnë arteriet'

Radhët e gjata të taksive kanë vështirësuar qarkullimin e makinave në kryeqytetin grek pasi taksistët kanë filluar një grevë 48-orëshe prej mëngjesit të së martës.

Më shumë se 200 taksi kanë kaluar nëpër qendër të Athinës dhe më pas kanë bllokuar disa prej rrugëve kryesore. Taksistët i janë përgjigjur thirrjes së sindikatës së tyre për të dalë në këtë protestë me një sërë kërkesash ekonomike si uljen e taksave, rritjen e tarifave nga dhe drejt aeroporteve apo edhe aksesin në korsitë e autobusëve.

“Para zgjedhjeve, qeveria premtoi se nuk do të vendosë taksa. Tani ajo vjen dhe takson 600 mijë të vetëpunësuar (shoferë) me një taksë nga 3 deri në 3.500euro. Për taksinë kjo është një gjunjëzim ekonomik, një gur varri, kur për momentin kemi 40% rënie të punës”-shprehet Georgios Voilis, shofer taksie.

Dita e dytë e grevës së taksive përkon me një grevë mbarëkombëtare të thirrur nga sindikata kryesore e sektorit publik të Greqisë në ditën e përvjetorit të parë të katastrofës më vdekjeprurëse hekurudhore në vend, atë të luginës së Tembit, ku nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash, u vranë 57 persona, shumica studentë ,mes tyre edhe disa me origjinë shqiptare, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Mbi 780000 persona, kanë firmosur tashmë një rezolutë , iniciativë e nënës së një prej viktimave të këtij aksidenti ,me anë të së cilës qytetarët grekë kërkojnë nga parlamenti, nisjen e procedurave, për rishikimin e Kushtetutës dhe aktivizimin e ligjit për përgjegjësinë e ministrave, si dhe heqjen e imunitetit të deputetit, kur lind përgjegjësia penale për figurat politike.

“A ka mundësi që kanë vdekur 57 persona ,pasagjerë në një tren dhe ministri i transportit nuk mban përgjegjësi penale? Si është e mundur të ketë vrasje pa përgjegjësi penale?“- shprehet Maria Karystianou, Pediatre dhe nënë e një prej viktimave të aksidentit

Greva e së mërkurës pritet të ndërpresë të gjithë transportin publik në kryeqytetin grek, tragetet do të mbeten të ankoruara në porte, asnjë linjë hekurudhore nuk do të punojë, nuk do të ketë asnjë fluturim nga dhe drejt aeroporteve greke. Me personel sigurie do të punojnë spitalet shtetërore, nëdrsa në greve do të marrin pjesë edhe mësuesit e shkollave publike si dhe sindikatat e nënpunësve të bankave.

Më të lexuarat