BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x
BREAKING NEWS

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i
x
BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x

Rajoni

Perëndimi trondit Vuçiçin, BE zyrtarizon si kusht për Serbinë njohjen e Kosovës, presidenti serb në alarm, ja çfarë po përgatit Brukseli dhe për Albin Kurtin

Perëndimi trondit Vuçiçin, BE zyrtarizon si kusht për

Bashkimi Evropian ka nisur të “luajë duart” në mënyrë që Serbia dhe Kosova të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare. Ditën e djeshme si Beogradi, por edhe Kosova kanë marrë udhëzime të qarta. Në Beograd janë të gjithë të alarmuar pasi Bashkimi Evropian do të kërkojë nga Komisioni Evropian që të përfshijë detyrimet nga marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit. Pra nëse serbët nuk njohin Kosovën nuk ka integrim në BE.

Tronditet Serbia

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 17 Dhjetorit shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të propozojnë që në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën. Ky propozim pritet të bëhet në takimin e 12 Dhjetorit në Bruksel të Këshillit për Çështje të Përgjithshme dhe më pas duhet të miratohen edhe nga liderët e BE-së në samitin e Këshillit Evropian që do të zhvillohet më 14 dhe 15 Dhjetor. Marrëveshja mes te dy shteteve fqinj prej 11 nenesh e arritur në Ohër, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë si dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen i ka bërë thirrje Serbisë që ta njohë “de facto” Kosovën. Vuçiç i alarmuar deklaroi dje se nuk mendon se është e mundur që Marrëveshja e Ohrit në tërësi të përfshihet në kapitullin 35, sepse, siç tha ai, kjo de facto do t'i mbyllte derën Serbisë. “Nëse përfshini se anëtarësimi i Kosovës në OKB është pjesë e kapitullit 35, atëherë na është e qartë se ju nuk e dëshironi Serbinë. Nuk besoj se është e mundur dhe thjesht mendoj se një vendim i tillë nuk do të merret”, tha Vuçiç.

Çfarë i kërkohet Kosovës?

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian u ka dorëzuar partive opozitare në Kosovë, një kopje të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pas zërave të shumta se negociatat në Bruksel janë mbajtur sekrete dhe nuk ka patur shumë transparencë rreth tij.  Por çfarë përmban ky draft? Ky dokument për themelimin e Asociacionit duhet t’i ofrojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit komunitetit serb në Kosovë. Mes tjerash, ai parasheh qartë mundësinë e mbështetjes financiare të Asociacionit nga ana e Serbisë, si dhe “një kanal efikas dhe të drejtpërdrejtë të komunikimit ndërmjet komunitetit serb të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës përmes Ministrisë së Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale”. Kompetencat e tij janë arsyet përse autoritetet në Kosovë kanë refuzuar, deri më tani, ta formojnë Asociacionin.  

Pjesa e draft-statutit të Asociacionit që u referohet kompetencave të tij, specifikon se ky organ ka të drejtë të miratojë vendime, rregullore, udhëzime dhe deklarata Gjithashtu ka kompetenca të plota mbi nivelin lokal, përkatësisht në fushat e zhvillimit ekonomik, planifikimit hapësinor, shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes së identitetit kulturor dhe fetar. Në pjesën për marrëdhëniet me pushtetin qendror thuhet se Asociacioni nuk do t’i cenojë apo anashkalojë autoritetet kushtetuese dhe ligjore dhe kompetencat e tyre, si dhe nuk do t’i cenojë në asnjë mënyrë marrëdhëniet kushtetuese dhe juridike ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, gjatë përmbushjes së qëllimeve të tij.

Detajet e reja

Në bazë të draft-statutit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përveç simboleve të tij, do të ketë edhe kuvendin, kryetarin dhe nënkryetarin, mekanizmin këshillëdhënës, administratën dhe zyrën për ankesa. Përveçse thuhet se Asociacioni nuk do të jetë ndonjë nivel i tretë i qeverisjes, theksi vihet edhe te çështja e menaxhimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë. Këto institucione janë pothuajse të vetmet që nuk janë integruar asnjëherë në sistemin e Kosovës. Të gjitha institucionet arsimore në komunitetet serbe në Kosovë veprojnë nën Ministrinë e Arsimit të Qeverisë së Serbisë. Këtu bëjnë pjesë: institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe të mesme, si dhe universiteti me seli në Mitrovicën e Veriut.