BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x
BREAKING NEWS

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi Rama ndërroi Damir Fazlliçin e Sali Berishës me manjatin e “Shoqërisë të Hapur”

Aleks Soros merr “komandën” e Shqipërisë, ja si Edi
x
BREAKING NEWS

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të tjera për Portin e Durrësit, ja gjobat që do të paguajnë shqiptarët për kapriçot e Edi Ramës, gazetari italian fut në “zgrip” kryeministrin

Pas 140 milionë eurove të Beketit, gati 140 milionë euro të
x
BREAKING NEWS

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë në “rrjetën” e SPAK, gazetari i njohur zbardh prapaskenat dhe tregon kush po e bllokon arrestimin e Ilir Metës, ja faktet që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e “21 janarit”

Pesë ministra dhe 5 ish-ministra të PS kanë rënë
x

Bota

Shtëpia e Bardhë bën thirrje e fortë: Na duhet kjo ndihmë menjëherë, në mënyrë që të...

Shtëpia e Bardhë bën thirrje e fortë: Na duhet kjo

Kongresi duhet të veprojë me shpejtësi për të ofruar ndihma për Ukrainën përpara fundit të këtij muaji, pas të cilit do të bëhet shumë e vështirë dhënia e ndihmës që i nevojitet Kievit, tha gjatë një konference shtypi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Na duhet kjo ndihmë menjëherë, në mënyrë që të mund ta dërgojmë pa ndërprerje”, tha zoti Kirby.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën jetike për energjinë të Ukrainës këtë dimër, siç veproi vitin e kaluar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se u takua me komandantët ushtarakë të premten për të diskutuar mënyrat për të prodhuar “rezultate konkrete” vitin e ardhshëm në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, ai foli për përmirësime në metodat e mobilizimit.

“Kjo nuk është thjesht një çështje numrash, se kush mund të mobilizohet,” tha ai. “Është çështje afatesh kohore për çdo person që është tani në ushtri, për çmobilizimin dhe për ata që do t’i bashkohen ushtrisë. Dhe ka të bëjë me kushtet”.

Ai tha se këto çështje duhej të shqyrtoheshin nga komandantët dhe ministria e mbrojtjes.

“Sot ka patur disa propozime dhe jam në pritje të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Komentet e Presidentit Zelenskyy erdhën pasi Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rritjen e numrit të ushtarakëve në forcat e armatosura ruse me 170,000 rekrutë të rinj, duke e rritur totalin në 1,320,000 ushtarakë, njoftoi të premten Kremlini dhe ministria e mbrojtjes.

“Rritja e fuqisë së forcave të armatosura është për shkak të kërcënimeve në rritje ndaj vendit tonë lidhur me operacionin ushtarak special dhe zgjerimin e vazhdueshëm të NATO-s”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Ministria ruse tha gjithashtu se nuk ka plane për ta rritur ndjeshëm rekrutimin apo për një valë të re mobilizimi dhe se rritja e numrit të ushtarakëve do të ndodhë gradualisht duke rekrutuar më shumë vullnetarë.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, tha të premten se mbi 452,000 persona u rekrutuan në ushtrinë ruse me kontratë nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2023.

Ukraina po përballet me pengesa për të marrë mbështetjen që i nevojitet nga Perëndimi në luftën e saj kundër Rusisë. Presidenti Zelenskyy thotë se është i shqetësuar se lufta Izrael-Hamas do ta eklipsojë konfliktin me të cilin po përballet vendi i tij me Rusinë.

Në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Associated Press, ai tha se lufta Hamas-Izrael mund të tërheqë jo vetëm vëmendjen, por edhe burimet nga Ukraina, ndërsa lufton për të zmbrapsur sulmin e forcave ruse.

“Vëmendja është e barabartë me ndihmën. Nëse nuk ka vëmendje do të thotë se nuk ka ndihma”, tha presidenti ukrainas. “Ne luftojmë për çdo pjesëzë të vëmendjes”.

Një anketim i fundit i agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) tregoi se pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se Ukraina tashmë po merr më shumë fonde se ç’duhet nga Shtetet e Bashkuara. Këtë mendim e kanë edhe disa ligjvënës republikanë.

Presidenti ukrainas tha se e kupton që amerikanët po përballen me një zgjedhje të vështirë kur bëhet fjalë për Ukrainën, por ai i tha AP-së se pasojat e mosmbështetjes së amerikanëve për Ukrainën mund të jenë të ashpra dhe mund të çojnë në dislokimin e forcave amerikane në Evropë. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Presidenti Zelenskyy tha se: “Rusia ka shumë të ngjarë të pushtojë vendet e NATO-s dhe më pas do të luftojnë fëmijët amerikanë”.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian mund të mos arrijnë konsensus mbi një propozim për t’i dhënë Ukrainës 55 miliardë dollarë ndihma deri në vitin 2027. Do të jetë “shumë e vështirë” të bien dakord në takimin e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian më 14-15 dhjetor, tha të premten një zyrtar i lartë evropian.

Zyrtari i lartë, i cili është i përfshirë në përgatitjen e takimit të nivelit të lartë dhe foli për agjencinë e lajmeve Reuters në kushte anonimiteti, tha se BE-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për ta mbështetur Ukrainën, duke sugjeruar se mund të pritet një ndihmë edhe nëse bie plani prej 55 miliardë dollarësh.

Protestat e shoferëve të kamionëve

Protestat nga shoferët polakë për atë që ata e shohin si konkurrencë të pandershme tregtare nga kolegët e tyre ukrainas vazhdojnë në katër pika kufitare. Shoferët sllovakë u janë bashkuar protestave që kanë bllokuar kalimin kryesor të mallrave ukrainase nga Ukraina për në Sllovaki.

Ministria e financave e Ukrainës nxori të dhëna që tregonin se shërbimi doganor i vendit kishte humbur nga të ardhurat e planifikuara për nëntorin 78%, ose 255 milionë dollarë, një pasojë e dukshme e protestave.

Ministri i Ekonomisë i Ukrainës postoi të dhëna në platformën X, të cilat treguan se tonazhi i ngarkesave të eksportuara nga Ukraina nëpërmjet Polonisë në nëntor ishte ulur me 39.3%, krahasuar me tetorin.

Një zyrtar i lartë ukrainas tha të enjten se protestat do të pakësonin importet e përgjithshme të vendit me rreth një të pestën në nëntor dhe mund të ulnin me një përqind rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.

Shoferët polakë dhe sllovakë të kamionëve po kërkojnë që BE-ja të rifusë në përdorim një sistem lejesh për konkurrentët ukrainas.

Agjencia e zbulimit të Ukrainës ka realizuar dy shpërthime të njëpasnjëshme në trenat në një linjë hekurudhore ruse në Siberi, sulmi i dytë këtë javë ndaj rrugëve të furnizimit ushtarak në këtë zonë, tha një burim ukrainas për agjencinë e lajmeve Reuters të premten.

Incidentet duket se tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e Kievit për të kryer sulme sabotazhi në thellësi të territorit të Rusisë dhe për të goditur logjistikën ruse larg frontit të luftës 21-mujore në Ukrainë.

Personi që foli në rrethana anonimiteti, tha se eksplozivët shpërthyen ndërsa një tren mallrash kaloi urën Chertov në rajonin Buryatia të Siberisë, i cili kufizohet me Mongolinë dhe është mijëra kilometra larg nga Ukraina.

Treni kishte përdorur një linjë hekurudhore rezervë pasi një sulm në një tunel aty pranë një ditë më parë shkaktoi devijimin e trenave, tha personi.VOA



Më të lexuarat