BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Berisha votëbesohet sot në Kuvendin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë

Berisha votëbesohet sot në Kuvendin Kombëtar, çfarë

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet këtë të shtunë, 2 Dhjetor, në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve.

Në fokus të mbledhjes do të jetë votëbesimi i kryetarit të partisë, Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute se si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Por ndërkohë, edhe pse kohët e fundit kanë bërë mbledhje të përbashkëta dhe kanë qenë të bashkuar në aksionin në Kuvend, deputetët e grupit të Gazment Bardhit pritet që të mos jenë të pranishëm në mbledhjen e sotme të Kuvendit Kombëtar.

Edhe pse lideri demokrat Sali Berisha ka bërë një hap pas dhe ka njohur Bardhin si kreun e grupit parlamentar të PD-së, ata ende nuk e kanë njohur Berishën si kryetar partie.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Do ta kuptojmë këtë si një proces. Është apo jo grupi parlamentar i bashkuar, po e dëshmon beteja epike që këta deputetë po bëjnë në parlament. E fshinë parlamentin monist. E mbushën parlamentin monist pëllëmbë e bodigardë. E të tjera me radhë. Ishim bashkë aty kur Edi Rama erdhi me një autokolonë makinash si të ishte Kim Jong-un dhe jo kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s. Pra, grupi është sot simbol i qendresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Por ky proces që ndodh nesër, është proces statusor dhe një proces që ka një qëllim madhor, të përcaktojë për çdo demokrat, të qartë, projektin tonë… Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë.
Strategjia jonë në parlament vazhdon ajo me skenarët që patë ju dhe që i mori vesh e gjithë bota skenarët tanë. Skenarët tanë janë thirrje për shqiptarët, thirrje për komunitetin ndërkombëtar të shpëtojmë pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri. Por, mund t’u them dhe tjetrën, ka një ligj sot në fuqi dhe Edi Rama e shkelmon, nuk e respekton. Ka një nen Kushtetute, Edi Rama e shkelmon atë. Ai nuk lejon kontrollin dhe ne do bëjmë gjithçka që qytetarët të ushtrojnë kontrollin. Do bëjmë gjithçka, do ketë një lëvizje të padiskutueshme të mosbindjes civile. Qytetarët duhet të ushtrojnë kontrollin e tyre, përndryshe duhet të firmosë secili miratimin e diktaturës. Të shpërbëhemi siç po shpërbëhemi, të largohemi nga ky vend siç po largohemi. Të votojmë dhe të na i numërojnë bandat votat.” – deklaroi një ditë më parë Sali Berisha kur u pyet në lidhje me mosprezencën e deputetëve të tjerë në Kuvendin Kombëtar.



Më të lexuarat