Zyrtari i lartë amerikan, ndihmës sekretari Todd Robinson ka shtyrë vizitën e planifikuar për në Kosovë, krejt kjo, për shkak të tensioneve në veri. Në një përgjigje për Gazetën Nacionale, Ambasada Amerikane ka bërë thirrje edhe një herë për deeskalim të situatës.
Ndihmës sekretari në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson e kishte të planifikuar një vizitë në Kosovë përgjatë këtyre ditëve.
“Për shkak të krizës aktuale në veri të Kosovë, ndihmës sekretari Robinson ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për deeskalimin e situatës dhe rikthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja,” ka thënë ky zëdhënës.