
"Na urdhërrojnë shefat të firmosim"/ Avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Nga Enegjitika, te Ekonomia e Shëndetësia, ja kush do i fus në burg punonjësit e administratës

"Po të mos dilnin përgjimet e Italisë ish-ministri nuk do kapej kurrë", analisti Mërtiri del me deklaratën e fortë: Tahiri i di bëmat e Ramës, ndaj kryeministri nuk e shet dot

"U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri", Klodiana Lala denoncon standarin e dyfishtë të gjykatave, avokati i ish-ministrit e 'kërcënon' hapur: Të isha në studio do flisnim ndryshe

Avokati i njohur 'nxjerr zbuluar' drejtësinë me vendimin ndaj Tahirit: Lirimet para kohe me kusht ndodhin rrallë, nuk do përbënte lajm nëse...

"Ç’do të ndodhë me deputetët e përjashtuar nga Basha dhe Alibeaj"? Bardhi flet për 'fatin' e tyre dhe habit me deklaratën: Nuk janë problem i përçarjes

Lirimi i Tahirit, ish-prokurori ‘bën për ujë të ftohtë’ qeverinë: Vendim luksi, thjesht kërkoni një ministër në burg si rezultat të drejtësisë

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

Të enjten nis muaji i Ramazanit, 6 arsye pse duhet të agjëroni edhe nëse s’jeni besimtarë muslimanë. Ja sëmundjet që lufton

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Megjithatë agjërimi është një praktikë që mund të ndiqet edhe nga të gjithë, sepse ka përfitime të rëndësishme shëndetësore.
Agjërimi praktikohet për arsye fetare dhe shpirtërore dhe ndonëse e përhapur më së shumti te besimtarët muslimanë, në fakt është praktikë edhe e feve të tjera, si krishtërimi, budizmi dhe judizmi. Agjërimi ka qenë një praktikë e pranishme te njerëzit gjatë evolucionit. Duke qenë se shpeshherë ishte e vështirë të konsumonin ushqim në çdo kohë, si rezultat ata evoluan duke qenë në gjendje të qëndronin pa ushqim për periudha të zgjatura kohore.
Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit. Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes,që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash.
– Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë.
– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.
– Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës.
Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.
Njerëz të famshëm që kanë ndjekur këtë stil jetese: Jennifer Aniston, Kourtney Kardashian, Molly Sims, Hugh Jackman, Hannah Jeter, Halle Berry, Jimmy Kimmel, Justin Theroux, Brooke Burke etj.
Personazhe shqiptarë: Armina Mevlani, Lori Hoxha dhe Rudina Dembacaj.
– Humbje në peshë: IF ndihmon në djegien e yndyrës në zonën e barkut dhe jo vetëm, pa qenë nevoja të kufizoheni në konsumimin e kalorive me vetëdije.
– Insulina: agjërimi ul nivelin e sheqerit në gjak dhe rrit nga 20-31% nivelet e insulinës, të cilat janë të rëndësishme kundër diabetit të tipit 2.
– Shëndeti i zemrës: agjërimi i përhershëm mund të zvogëlojë kolesterolin e dëmshëm, trigliceridet e gjakut, sheqerin në gjak.
– Lufta me kancerin: studimet te kafshët kanë vërtetuar se agjërimi mund të parandalojë kancerin.
– Shëndeti i trurit: agjërimi rrit hormonin BDNF që ndihmon në rritjen e qelizave të reja nervore. Ka ndikim gjithashtu në luftën kundër Alzheimer-it.
– Efekti anti-plakje: redukton rrudhat dhe rrit jetëgjatësinë. Studimet e kryere te minjtë arritën në përfundimit se pas agjërimit, këto specie arritën të jetonin 36-38% më shumë se të tjerët.
Intermittent Fasting nuk është për të gjithë. Personat që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit duhet të konsultohen me mjekët pasi në këto raste, mund të ketë rrezikshmëri. Raste të tjera kur duhet të konsultoheni me mjekun para se të praktikoni IF:
– nëse vuani nga diabeti
– keni presion të ulët të gjakut
– merrni medikamente
– jeni nënpeshë
– po përpiqeni të mbetni shtatzënë
– jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji
Uria është efekti anësor kryesor i agjërimit. Mund të ndiheni sikur nuk keni mjaftueshëm fuqi. Kjo është e përkohshme, pasi duhet pak kohë derisa trupi t’i përshtatet vakteve të reja.
Shënim: Si për çdo dietë tjetër, konsultohuni paraprakisht me mjekun.
Më të lexuarat


Ky është testi që zbulon 50 lloje të ndryshme të kancerit

E keni ditur më parë? Mësoni mënyrën efikase si të mbroheni prej alergjisë nga dielli

Arsyeja sekrete përse njerëzit hanë mish, zbulohet nga psikologia

"Bie nga froni" veza, këto ushqime kanë më shumë proteina

Këto ushqime kanë më shumë proteina se një vezë

Lajm i mirë nga mjekësia/ Testi i gjakut për 50 lloje kanceri emocionon shkencëtarët, mund të zbulojë sëmundjen në faza të hershme

Mësoni se cilat janë ushqimet që luftojnë aciditetin e lartë në stomak

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani

Një sëmundje e panjohur? Simptomat e mistershme në tru habisin mjekët

Kjo është arsyeja pse duhet ta lani orizin para se ta gatuani
