Lionel Messi ka reaguar për ndarjen nga jeta të “Mbretit të futbollit”, Pele.
7 herë fituesi i Topit të Artë, ka publikuar në Instagram disa foto me Pelen.
Në krah të postimit, Messi shkruan thjesht: U prehsh në paqe Pele.
Një reagim i shkurtër, ku mund të thuhet që është i pritshëm nga një argjentinas.
Kjo për shkak të rivalitetit që Pele kishte me të ndjerin Maradonna, duke i kthyer edhe të dy shtetet, Brazilin e Argjentinën rivale të njëra tjetrës.