Eksperti i sigurisë, Endrit Reka në një studio televizive komentoi hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.
Ai deklaron se nëse është e vërtetë që kjo bazë do të përdoret për të stërvitur pilotë ukrainas do i komplikonte më shumë gjërat për vendin tonë.
“Kjo do i komplikonte shumë gjërat. Nisur edhe nga gafat e fundit të kancelarit Scholz i cili në një intervistë pardje tha se ne nuk do veprojmë si Franca dhe Anglia që kanë dërguar stafin në Ukrainë për të asistuar në përdorimin e raketave, pasi nëse ne gjermanët do e bënim këtë ne do futeshim në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Ndërkohë që nxori hapur që atje paska staf anglez dhe francez”, tha eksperti.