BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Baza ajrore në Kuçovë, Wisner: Gur kilometrik në përkushtimin e Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s dhe rruajtjes së stabilitetit në Rajon

Baza ajrore në Kuçovë, Wisner: Gur kilometrik në

Shefi i Misionit dhe i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, David Wisner deklaroi dje se hapja e bazës së parë ajrore në Kuçovë përbën një tjetër gur kilometrik në përkushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s. Në ceremoninë e hapjes së bazë ajrore të NATO-s, në Kuçovë, e cila do të shërbejë edhe për të çuar në një tjetër nivel përgatitjen e aviatorëve tanë, ndërkohë që i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike, Wisner përgëzoi Shqipërinë që në 15-vjetorin e anëtarësimit në NATO, përuron bazën e parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. “Ky është një tjetër gur kilometrik në përkushtimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s, mbrojtjes së paqes, lirisë dhe demokracisë dhe kundërshtimit të kërcënimeve përmes parandalimit të mbrojtjes”, deklaroi ai. Më tej diplomati Wisner u shpreh se NATO qëndron si Aleanca më e suksesshme dhe më e qëndrueshme në histori.

“Sot, pavarësisht sfidave të mëdha, NATO është më e fortë, më e madhe, me burime më të mira dhe në të vërtetë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, NATO është rritur, si simbol i gjithë angazhimit tonë dhe veçanërisht si simbol i solidaritetit të Shqipërisë me anëtarët e NATO-s”, shtoi ai. Ndërkohë Wisner përgëzoi dëshirën e Shqipërisë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin me NATO-n, ndërsa lëvdoi edhe përkushtimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj për përmbushjen e angazhimeve të NATO-s. “Shqipëria është e vlerësuar dhe mbron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo është tejet kritike. Pres me padurim rritjen dhe kontributin e vazhdueshëm, tejet të rëndësishëm për vitet përpara. Veçanërisht ne shkojmë përpara drejt Samitit të NATO-së në Uashington kësaj vere. Ne qëndrojmë së bashku, jemi më të bashkuar dhe më të fortë së bashku”, nënvizoi Wisner.

 

Më të lexuarat