BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Aktualitet

“Aldo Bare kërkon kokën time”, gazeta greke jehonë kërkesës së Laert Haxhisë që vuri në lëvizje autoritetet dhe shumën e pretenduar për eliminimin e tij

“Aldo Bare kërkon kokën time”, gazeta greke jehonë

Një shkrim i gazetarit të njohur grek Vasilis Xito për “Esspresonews” ditën e sotme, i është kushtuar të shumëkërkuarit Laert Haxhiu. Veç fakteve të njohura për publikun shqiptar, si krimet për të cilat akuzohet Haxhiu dhe mënyra e kapjes së tij, gazetari grek hedh dritë edhe mbi disa rrethana të reja.

“Në Burgjet e Janinës ra kambana për 32-vjeçarin Laert, dhe më pas është transferuar në Koridhalos. Ai ka njoftuar zyrtarisht organet e drejtësisë greke se Aldo Bare po paguan gjithçka për ta vrarë, ndërsa nuk ngurron të përmendë se mes tyre ka një hakmarrje që pikon plumba, gjak dhe urrejtje të pashuar” shkruan mes të tjerave Xitos.

“Shqiptari ndodhet nën statusin e mbrojtjes, ndërsa ka fatura të hapura me organet greke, pasi emri i tij është i përfshirë në dy vrasje të bashkatdhetarëve të tij, të kryera në afërsi të sheshit Karaiskaki. Hetimi për këto “kontrata” është edhe arsyeja pse ai nuk është ekstraduar në Shqipëri, ndonëse është arrestuar që në majin e kaluar, duke u arrestuar me “identitet grek” në Janinë.

Sipas artikullit, mafiozi Aldo Bare ofron shumën e madhe prej 1.000.000 eurosh për “kokën” e shqiptarit, pasi Laert Haxhiu në qytetin e tyre, Lushnje, në Shqipërinë qendrore, në vitin 2017 u bëri atentat nipave të tij në një kafene”.

Kutia e Pandorës u hap me rrëfimin e xhelatit të penduar Artan Tafani , i cili dëshmoi se i burgosuri i burgut të Korydallos ka organizuar katër kontrata vdekjeje në vendin e tij gjatë viteve 2021-2023.

Më 1 qershor 2021 u ekzekutua në Tepelenë, biznesmeni Çajup Selimi. 45-vjeçari, i cili zotëronte një dyqan me shumicë me prodhime gruri, është qëlluar me armë zjarri. Më 13 maj 2021 vritet në Korçë Fridman Xhaferraj. 25-vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupi i tij është hedhur në rezervuarin e Gjançit. Alban Semaku, 38 vjeç, u gjet i vrarë më 17 tetor 2021. Ai njihej si ‘Elton Kinezi’ dhe ishte anëtar i bandës famëkeqe të Lusnias. Ai u vra pesë muaj pas lirimit. Albi Bashaliu u ekzekutua më 27 dhjetor 2021. 35-vjeçari u vra me armë në fshatin Gjoçaj të Peqinit.

Ka dyshime se krimi është kryer për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës kishte vrarë 44-vjeçarin Albert Xhahysaj. 32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i xhelatit të penduar tregon se ai synonte të vriste edhe prokuroren Dolores Mousabeliou.

Laert Haxhiu u kap më 22 maj 2023 në zonën e Eleuzës së Janinës. Gjithçka ka nisur kur efektivët e policisë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalojë, por ai nuk është bindur, duke shkelur gazin.

Gjatë ndjekjes, automjeti u përplas me tre automjete, u bllokua në një semafor dhe përfundimisht u ndal kur goditi një bordurë dhe i shpërtheu një gomë, duke shkaktuar hapjen e airbagëve. Më pas, policia ka arrestuar drejtuesin dhe dy pasagjerët e tjerë të mjetit, mes të cilëve edhe pasagjerin 32-vjeçar.



 

 

 

Më të lexuarat