BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Aktualitet

Aplikacioni SKY/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Ne jemi dy vjet mbrapa, personat e krimit kanë sofistikuar mënyrat e komunikimit

Aplikacioni SKY/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat dhe bën paralajmërimin

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në “Top Story” se ne jemi dy vite mbrapa për verifikimin e përdorimit të SKY, i cili ka pasur kulmin në disa vende të botës gjatë vitit 2020.

Sipas tij personat e krimit që komunikojnë me njeri-tjetrin nuk i kanë ndërprerë kontaktet, por kanë sofistikuar mënyrat. Në lidhje me këtë temë, Hoxha shpjegon si më poshtë:

“Policët e korruptuar, politikanët, zyrtarët, si komunikojnë me personat e krimit?! E kanë ndërprerë komunikimin? Jo, nuk e kanë ndërprerë madje e kanë sofistikuar. Kanë dalë programe të tjera. Përpara se të dilte vendimi i ministrit, unë kam qenë për pjesën që SPAK-u dhe Prokuroria ta ndanin mendjen se a i kishin të dhënat dhe çfarë do të bënin.

Aty është një bllok i tërë materialesh dhe po selektojnë. Gjatë rrugës po mendojnë që t’i kryqëzojnë provat me njëra-tjetrën. Nëse disa fakte përputhen, e të çojnë drejt një ngjarjeje. Ideja është që ne jemi duke u marrë sot, ndërkohë që jemi dy vjet më mbrapa, me ato që përdor sot krimi.

SKY në vitin 2020 ishte në kulmin e saj, pasi përdorej nga krimi i organizuar. Të dhënat që vijnë nga këto janë përfituar nga vendet e tjera. Nuk kanë kushtet e flagrancës. Ti thjesht merr tekstin dhe vepron në bazë të tyre.

E fundit është që sot metodat dhe rrjetet që përdoren, krimi i organizuar, korrupsioni, marrëveshjet e fshehta politike, do të kërkojnë të përdorin linja të sigurta të komunikimit. E gjithë kjo kërkon një mbështetje nga hetimet dhe unë mendoj që organet tona të hetimit po e bëjnë. Nga 2021 e deri më sot, nuk flet njeri se si komunikojnë”.

Artan Hoxha tregoi rastin e vrasësit me pagesë Julian Sinanaj, i cili shkëmbente informacionët me bashkëpunëtorët nëpërmjet e-maileve të padërguara.

“Kur është ndaluar Julian Sinanaj, për mua një nga vrasësit më të sofistikuar me pagesë, ai përdorte një mënyrë, hapte e-maile, shkruante tekstin dhe linte draft. Më pas tjetri që kishte kodin hynte dhe e lexonte. Ja pra nuk i shkonte njeriu mendja. Sot ka platforma të dedikuara, ka shumë. Programuesi të jep një platformë që të lejon të komunikosh përhsmebull me 10 veta. Në këmbim të kësaj të kërkon shumën e parave që dëshiron”, u shpreh gazetari.

Në lidhje me diskutimin për të penduarit e drejtësisë, ai tregoi edhe një rast konkret.

“Mafia tradicionale italiane që ne njohim u zbërthye nga një i penduar, por ai duhet të jetë një person që di shumë dhe ka bërë shumë. I penduari është vetë në qendër të asaj që rrëfen. Para disa muajsh u kap një person me rrezikshmëri të lartë, gati për të kryer atentat. U vu në presion për të treguar. Gjatë kësaj kohë që u kthye në fazën e përpunimit për të treguar, E më pas nisi të tregonte për grope shumë të rëndësishme kriminale në Shqipëri. Në burg i vendosën përgjues, për të marrë vesh më tepër. Vërtet ai po tregonte gjëra reale dhe me detaje, por po tregonte krimet për një grup tjetër kriminal. Kjo pasi komunikonte me eprorin e vet. Bashkëpunëtori duhet të jetë i sinqertë dhe i sakë 100%”, tha Artan Hoxha.