BREAKING NEWS

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen" minerale të çmuara dhe plani i madh që po përgatit Meloni për Tiranën

Media e njohur italiane: Ja vendet në Shqipëri ku "fshihen"
x
BREAKING NEWS

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent

Situata brenda PD-së, Gaz Bardhi del me njoftimin urgjent
x
BREAKING NEWS

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është presidenti i ri i Turqisë

Gara e fortë mes Erdogan dhe Kilicdaroglu, ja kush është
x
BREAKING NEWS

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me deklaratën e fundit për Gert Shehun

Sulmi me grusht ndaj Sali Berishës, mjekësia ligjore del me
x
BREAKING NEWS

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me përgjigjen

A do kandidojë Rudina Hajdari për kreun e PD? Ish-deputetja habit me
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, sovraniteti i Kosovës...

Kreshnik Spahiu bën paralajmërimin e frikshëm: Nëse SHBA dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe plas deklaratën ‘bombë’: Agjentët rus në Nish po pajisen me pasaporta diplomatike serbe

Tensionet në Veri të Kosovës/ Deputeti demokrat ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x

Aktualitet

Arratisja e bosëve të krimit në Dubai/ Gazetari zbardh lëvizjet e ‘të fortëve’: Japin urdhrat për ‘ushtarët’ në Shqipëri nga atje, ja ku i kanë investuar paratë

Arratisja e bosëve të krimit në Dubai/ Gazetari zbardh

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në studion e emisionit “Në Shënjestër” të gazetares Klodiana Lala ka folur në lidhje me jetën e personazheve të botës së krimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa deklaroi se këta persona kanë investuar paratë e tyre në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas tij kryesisht investimet janë kryer në Dubai, ndërsa shtoi se rezidentë janë vetëm bosat e krimit, ndërsa “ushtarët” e tyre udhëtojnë shpesh drejt Dubait dhe jashtë tij për të marrë urdhrat mbi kontrollin e aktiviteteve të jashtëligjshme në Shqipëri.

Nga ana tjetër gazetari Elkier Bushkolaj shtoi se kriminelët zgjedhin Dubain për shkak të mungesës së marrëveshjeve të ekstradimit të Emirateve të Bashkuara Arabe me vendet e tjera.

Ai tregoi se një nga arsyet që Dubai nuk dëshiron të largojë këta persona është se ata posedojnë miliona dollarë të cilat derdhen në ekonominë vendase, ndërsa shtoi se së fundmi edhe qeveria ka arritur heqjen e vizave për udhëtimet drejt Emirateve, duke i krijuar një lehtësi botës së krimit për t’u arratisur atje.

Jo vetëm për shqiptarët, edhe për shtetas të ndryshëm të huaj Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi me asnjë vend, ka pasur vetëm marrëveshje të ndërsjellta, por Emiratet dorëzohen para çdo ligji vetëm për të kërkuarit për terrorizëm.
Kryesisht është investuar në tregun e pasurive të paluajtshme në Dubai. Ka një tipologji që është vënë re nga policia. Kemi të bëjmë me rezidentët apo emisarët që kanë hyrje të shpeshta drejt Emirateve Arabe për të marrë urdhrat nga shefat që janë rezidentë atje. Personat që shkojnë e vijnë marrin porosi për të ruajtur aktivitetin kriminal në Shqipëri.
Para pak muajsh gjithë prokurorët e SPAK, Kraja foli qartë duke zbuluar edhe detaje kur tha se hetimet na kanë çuar nga Amerika Latine në Dubai. Pra këta rezidentë në Dubai vijojnë aktivitetin e tyre duke lëvizur edhe trafikun e drogës nga Amerika Latine. Një tjetër histori e zbuluar në lidhje me Dubain është thyerja e bisedave të përgjuara mes tyre, ku është zbuluar që shumica e këtyre personave kishin lidhje me shtetas të ndryshëm në Dubai.

Lehtësia më e madhe është mungesa e ekstradimit me çdo vend të botës për kriminelët në Emiratet e Bashkuara.
Ndryshe nga ta që quhen si kriminelë me kollare, Dubai është parajsë kryesisht për personazhet e botës së lirimit, të parët që e kanë zbuluar Dubain janë italianët. Kemi rastin e Florenc Çapjas, Plarent Dervishajt apo edhe Eldi Dizdarit. Ka indicie për persona të përfshirë në krim kryesisht në Elbasan, madje edhe në masakra në Elbasan, janë personazhe që qëndrojnë në Dubai. Është konfirmuar edhe në seanca gjyqësore që këta personazhe qëndrojnë në Dubai.
Personazhet me rekorde kriminale zgjedhin të investojnë edhe paratë e tyre të marra përmes krimit në Dubai, ata pëlqejnë të investojnë atje në ndërtim. Në Dubai flasim për peshq të mëdhenj të botës së krimit, do mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë me Marinën e Durrësit me investimet atje nga krimi më pas.

Edhe sot qeveria ka miratuar vendimin që në Dubai ne mund të udhëtojmë pa viza, kjo është një lehtësi që është krijuar për krimin. Në Dubai qëndrojnë shefat, ushtarët e krimit janë në Evropë ose Shqipëri.

Interesi është i gjithë ekonomik, këta persona posedojnë miliona euro, jo vetëm shqiptarët janë në Dubai por edhe kriminelët nga Amerika Latine. Dubai nuk e ka luksin që të ekstradojë këta persona për shkak se ata investojnë paratë e tyre atje. Aty kanë gjetur strehë edhe figura politike të korruptuara, ka pasur italianë që janë arratisur drejt Dubait.